Jete & Stil

Aplikacioni që i’u zgjidh problemin me shopingun një herë e mirë

Jetojmë në epokën e teknologjisë, dhe ku çdo gjë vjen me e thjeshtë, mjafton një klik në telefonin tuaj apo ne pajisjen tuaj teknologjike, dhe informacioni është i bollshëm.

Nëse deri më tani, trendet e fundit të modës i kemi parë në pasarelat dhe në shfaqjet ‘Fashion’, tashmë  kemi edhe një aplikacion i ri, përmes të cilit mund të merrni sugjerime të ndryshme, dhe  që ju ndihmon të bëni zgjedhjet më të mira , kur blini rroba , apo aksesorë të ndryshëm.

Aplikacioni ‘Good On You’,i krijuar më 2013 nga Gordon Renouf dhe Sandra Capponi u publikua në Australi më 2015, por në Evropë mori dhenë muajin e kaluar duke u bërë më i madhi i ketij lloji edhe në botë.

 Përveç që i ruan më shumë se dy mijë brende, ky aplikacion i lejon përdoruesit që ta shënojnë emrin e këtij brendi në aplikacion dhe t’i shohin rangimet dhe vlerësimet që iu janë bërë nga përdoruesit e mëparshëm apo ata aktualë.

Aty po ashtu jepet edhe një përmbledhje mbi etikën e markës e cila i vë në shitje produktet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë