Njerez

Aplikacioni / Myslimanët s’dalin në takime për t’u njohur, por martohen

Kanë kaluar dy vjet që kur sipërmarrësi 32-vjeçar Shahzad Youanas nga San Fransisko krijoi aplikacionin Muzmatch, i cili ndihmon myslimanët të njihen me njëri-tjetrin. Së bashku me një grup investitorësh, ai u kthye në një ndihmë për komunitetin e tij.
“Myslimanët nuk dalin në takime për t’u njohur, por martohen,” shprehet Shahzad
Ai dhe kolegu i tij Rayan Brodie, morën pjesë në një garë e cila zhvillohej për mbarë botën, ku Silicon Valley Y Combinator, do të jepte mbështetje për biznesmenët e rinj, duke zhvilluar më shumë idetë e tyre. Kompania amerikane ofron mbështetje financiare për një numër biznesesh të reja. Rreth 213.000 biznese kanë aplikuar në të njëjtën kohë me Muzmatch dhe aplikacioni, ishte një nga 800 bizneset që u financua nga kompania.

Shahzad kujton se kur filloi fjalimin, investitorët shpejt shpërthyen në të qeshura me sinqeritetin e tij. Që prej vitit 2017, aplikacioni Muzmatch mbështetet financiarisht nga investitorët e mëdhenj. Tashmë aplikacioni i Shahazad, ka më shumë se një milion përdorues të regjistruar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe 90 vende të tjera.
32-vjeçari kujton se në vitin 2013 ishte thjesht një punëtor në qytetin e Londrës. Ai e donte punën e tij, por nga ana tjetër mendonte gjatë gjithë kohës, se si të krijonte një aplikacion ku myslimanët të gjenin një partner nga komuniteti i tyre.

“Si tani, edhe në atë kohë kishte shumë aplikacione që mundësonin njohjen e njerëzve, por asnjë aplikacion nuk ishte sipas kulturës myslimane. Në komunitetin tonë, shumë prej nesh i kërkojnë bashkëshortët nëpërmjet njohjeve familjare, kështu që mendova që edhe myslimanët të kishin një aplikacion, për të krijuar njohje përpara se të martohen,” shprehet Shahzad.
Në vitin 2013 Shahzad u largua nga puna e tij dhe ai ishte momenti kur punoi intensivisht me aplikacionin.
“Zgjohesha çdo ditë në orën gjashtë të mëngjesit dhe kthehesha në shtëpi në orën shtatë të darkës, e përsëri punoja, pasi më duhej të mësoja si të ndërtoja një aplikacion nga e para. Ishte një lodhje e madhe, por duhet ta beja këtë punë. Ka 1.8 miliardë myslimanë në mbarë botën dhe askush nuk u shërben atyre,” shtoi ai.
Shahzad krijoi aplikacionin në vitin 2014 dhe metodat e tij të marketingut ishin disi të ndryshme nga aplikacionet e tjera të mëdha.
“Pas lutjeve në xhami ditën e premte dorëzoja fletëpalosjet që përmbanin informacion për aplikacionin. Gjithashtu, flisja në çdo ngjarje familjare në mënyrë që njerëzit të njiheshin me Muzmatch,” shprehet Shahzad.
Ngritja e një biznesi është shumë e vështirë në fillim dhe Shahzad mendonte shpeshherë që të mos merrej më me këtë punë dhe t’i kthehej profesionit të tij si ekonomist.
“Mbaj mend se dy muajt e parë shikoja vazhdimisht në Google Analitic se sa njerëz kishin marrë pjesë në aplikacion,” thotë ai.

Për një periudhë të gjatë kohore vetëm 10 persona ishin të regjistruar në aplikacion, por me kalimin e kohës, numrat e përdoruesve u rritën, vetëm falë marketingut pozitiv. Shumë shpejt në komunitetin mysliman ku Shahzad jetonte, kishte filluar të dëgjonte nga njerëzit përreth, që e pëlqenin shumë aplikacionin e tij.
Kolegu i tij Ryan e ndihmoi Shahzadin për të dizajnuar plotësisht aplikacionin në mënyrë moderne dhe tërheqëse. Në vitin 2017 ata shtuan 22 pyetje më shumë për përdoruesit që kishin të bënin me përmbajtjen e fesë. Aplikacioni gjithashtu, lejon përdoruesit të zgjedhin një fotografi profili dhe të kenë një arkiv për të ruajtur mesazhet e tyre.
e një zyrë të dytë në Bangladesh, Muzmatch operon një model biznesi të madh. Kompania thotë se xhiroja e saj vjetore është më shumë se 4.5 milionë dollarë. Ndërsa aplikacioni vazhdon të ketë popullaritet, Shahzad thotë se rreth 400 milionë myslimanë në mbarë botën janë pjesë e aplikacionit.
"Kemi pasur mijëra martesa në sajë të Muzmatch. Të menduarit rreth tyre çdo ditë më bën të ndihem sikur e gjithë puna e vështirë në fillim ia vlejti,” thotë Shahzad. /BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë