Strategjia e Tencent Holdings Ltd për zgjerimin e WeChat Pay në nivel global është shumë e drejtpërdrejtë: Ndiqni (turizmin) paratë.
Grace Yin, drejtore e operacioneve ndërkombëtare të WeChat Pay, sqaroi qasjen e Tencent në konferencën RISE në Hong Kong:
Nëse një vend ka një turist kinez, atëherë ky vend është objektivi ynë.
Është një strategji e mençur. E thjeshtë, elegante dhe e dobishme me WeChat Pay, që tani përdoret në 25 vende.
Por në të njëjtën kohë është padiskutim joambicioz. Fokusi në këto 25 vende është vetëm në anën tregtare të ekuacionit - për të pranuar para nga turistët kinezë.
"Ne për tre vitet e ardhshme nuk kemi një plan për të zgjeruar portofolin e pagesave jashtë Kinës, përveç Hong Kongut e tani edhe Malajzisë," më tha Yin. Mendimi im i parë: Çfarë mundësie humbur!
E kuptoj mendimin e saj. WeChat është vendosmërisht një fenomen kinez. Ndërsa është e kudogjendur dhe madje e rëndësishme për jetën e përditshme atje, është aplikacioni Nr. 1 në vetëm tre vende, sipas raportit vjetor Global Digital të botuar nga WeAreSocial dhe Hootsuite. WhatsApp është lider në 128 vende ndërsa Facebook Messenger mbretëron në 72 vende. Edhe Viberi është më i përhapur.
Por këto aplikacione nuk ofrojnë pagesa në të gjitha ato vende ku funksionojnë. Edhe pse WhatsApp dhe Facebook Messenger kanë më shumë përdorues, shumësia e shërbimeve të WeChat-it - i përfshirja e rezervimeve, qiradhënia e biçikletave, pagesa, MiniApps dhe lajme - e bëjnë atë më të fuqishmin në botë.
Facebook Inc. ka bërë blerjen e WhatsApp prej 19 miliard dollarësh prej katër vjetësh duke mos bërë asgjë për të zgjeruar setin e saj të funksioneve. (Facebook sheh të paktën potencialin e saj, pasi ka vendosur të notojë në ujërat e Indisë përmes WhatsApp Pay, një projekt që kohët e fundit ka goditur disa pengesa për shqetësimet e privatësisë.) Ndërkohë, aplikacioni i saj i Facebook Messenger sapo është shpikur.
Mungesa e interesit të Tencent për të hedhur WeChat Pay në një treg më të gjerë, bazohet në faktin se pjesa tjetër e botës është relativisht e vogël.
Stafi i zyrës qëndrore thotë se vetëm 20 përqind e përdoruesve të aplikacioneve janë regjistruar jashtë Kinës, sipas Matthew Brennan, themeluesit të China Channel, një konsulencë WeChat. Kjo do të bënte që numri të shkonte në rreth 200 milionë, një shifër që unë kam vështirësi ta besoj. Duke analizuar të dhënat e sondazhit nga Global Digital dhe pas diskutimeve me njerëzit e tjerë të industrisë, unë do ta vendosja shifrën në më shumë se 100-150 milion.
Unë jam i gatshëm të korrigjohem nëse dikush ka të dhëna të besueshme që mund ti ndajë me mua.
E pyeta Tencentin për koment, dhe ajo refuzoi të japë një ndarje gjeografike. Unë mendoj se ky është një gabim dhe një pjesë e mentalitetit të Tencent ndaj WeChat, WeChat Pay dhe potencialit të tyre.
Duke pasur 100 milionë përdorues global chati është një mundësi e artë, jo një treg i parëndësishëm. Apple Pay ka vetëm 127 milionë përdorues, ose 16 për qind të përdoruesve të iPhone, sipas Gene Munsters të Loup Ventures. Dhe ky nuk është as një shërbim portofoli, i cili lejon transaksione nga personi në person. Prezantimi i fundit i Apple Pay Cash në SHBA tregon se edhe Cupertino sheh potencialin për transfertat e drejtpërdrejta P2P të parave. Line Corp i Japonisë ka përparuar, dhe është një bast i mirë që Ant Financial do të përpiqet të bëjë AliPay-n më globale.
Një kundërshtim që kam dëgjuar për WeChat Pay që përhap krahët e tij në lidhje me privatësinë dhe bashkëpunimin e Tencent me autoritetet kineze. Por zakonet e përdoruesve, edhe pas skandalit të Cambridge Analytica, më thonë se njerëzve nuk u interesojnë shumë (edhe pse duhet t’ju interesojë). Dhe kur paraqitet me një aplikacion chat me karakteristika më të mira, si një portofol celular, mendoj se shumë do të ndryshojnë. Kështu, mes 100 dhe 150 milionë përdorues jo-kinezë, WeChat mund të arrijë në 250 milionë në një kohë të shkurtër nëse Tencent ofron të njëjtin lloj funksionaliteti si versioni vendas.
Një ditë, chat plus portofol do të jetë një kombinim i dukshëm si telefoni celular sëbashku me kameran. Tencent ka bërë një punë fenomenale duke e bërë prezente WeChat Pay kudo në Kinë. Do ta humbasë këtë rol nëse refuzon të ketë ambicie globale.
WeChat njihet si Weixin në kinezisht kur i referohet produktit vendas. WeChat Pay njihet edhe si Weixin Pay në tregun e brendshëm./Bloomberg/*Sabina Veizaj/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.