Lajme

Apeli shtyn seancën për “CEZ”, mungon gjyqtarja Hajdari

Shtyhet në Gjykatën e Apelit të Tiranës procesi gjyqësor për dosjen “CEZ”.

Shkak për shtyrjen është bërë mosformimi i trupit gjykues, për shkak të mungesës së gjyqtares Fatmira Hajdari.

Ditën e martë, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla kërkoi përjashtimin e gjyqtares, Fatmira Hajdari nga gjykimi i padisë së Kuvendit për privatizimin e CEZ.

Përmes një shkrese drejtuar Gjykatës së Apelit mbi këtë proces, ku palë e akuzuar janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe djali i tij, Shkëlzen Berisha, Balla kërkoi përjashtimin e gjyqtares Hajdari për shkak të miqësisë familjare të saj me të akuzuarit.

Seanca e radhës do të mbahet në datën 24 qershor.

Kuvendi i Shqipërisë ka ankimuar në Apel vendimin për pushimin e çështjes CEZ nga ana e Gjykatës së Tiranës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë