Njerez

Apeli i “Mexhik” Xhonson: Të kurohen të gjithë njësoj, edhe afroamerikanët

Teste për koronavirusin në çdo cep të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe për të gjithë. Kjo është kërkesa ndaj qeverisë amerikane e Ervin Xhonson, ose siç njihet nga të gjithë “Mexhik” Xhonson.

Ish-basketbollisti i famshëm amerikan, një monument i sportit në Shtetet e Bashkuara, i intervistuar nga “Cnn”, ka dashur të tërheqë vëmendjen për trajtimin njësoj nga qeveria të të gjitha kategorive të njerëzve, jo vetëm për testin e koronavirusit, por edhe për kurimin e atyre që janë të prekur. "Për komunitetin afroamerikan, që është më i prekuri nga epidemia, testet duhet të jenë të disponueshëm në çdo anë të Amerikës, në mënyrë që të gjithë komunitetet të kenë akses të barabartë”, - ka theksuar mes të tjerash Xhonson.

Ditët e fundit Amerika është vendi më i goditur nga pandemia e koronavirusit, ku njerëzit që humbin jetën çdo ditë janë më shumë se 1500. Dhe me i prekur duket komuniteti afroamerikan, ndaj dhe “Mexhik Xhonson” ka reaguar, duke kërkuar barazimi në trajtimin shëndetësor të popullsisë amerikane.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë