Bota

Apeli i FMN: Ndihmoni vendet e varfëra

Fondi Monetar Ndërkombëtar u ka bërë thirrje pjesëtarëve të saj që të rrisin ndihmat drejt vendeve të varfëra gjatë pandemisë. FMN-ja argumenton se masat anti-Covid do të zgjasin dhe këto vende nuk do të kenë mundësi të rimëkëmbin ekonominë e tyre edhe për disa kohë.

Vendet pjesë e FMN-së duhet të zgjerojnë huatë koncensionare me këto vende që paratë të bëjnë të mundur procesin e vaksinimit.

‘’Pandemia na bëri të kuptojmë që ne jemi të ndërvarur nga njëri-tjetri. Sic na ka këshilluar dhe SHBA, të punojmë të gjithë së bashku qe te mundohemi të zhvillojmë vendet në krizë,’’ shprehet drejtoresha e FMN-së.

Administrata e Donald Trump bllokoi rezervat prej 500 milionë dollarë dhe dështoi plani për t’i dërguar vendve të pa zhvilluara. Sekretarja e Thesarit të administratës së Joe Biden, tha se do ta analizojë situatën dhe do të studiojnë mënyrat se si mund t’i ndihmojnë këto vende.

Që nga Marsi, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka investuar 100 miliardë dollarë të mundësuar huamarrjen nga rreth 80 shtete dhe të vlefshme për dy herë.

Afrika është vendi që ka pasur më shumë nevojë për ndihmë gjatë pandemisë.

'’Për herë të parë në dekada, varfëria po rritet, uria po rritet.  Pse duhet të shqetësohemi për këtë kudo?  Sepse ne mbështetemi në ekonomitë në zhvillim për rritje dinamike. Nëse ato nuk rriten, kjo është diçka negative për ekonominë botëror,’’ u shpreh drejtoresha e FMN-së.

FMN-ja tregon se nëse do mundemi të përshpejtojmë vaksinimin rreth botëa, ytë ardhurat ekonomike mund te rriten rreth 9 trilionë dollarë deri në 2025.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë