Muzike

Anulohet Eurosong 2020

Eurosong është anuluar si pasojë e pandemisë Covid-19. Festivali që pritej të mbahej në Rotterdam më 16 maj, do të mbahet në të njëjtin vend, thjesht 12 muaj më vonë.

“Me keqardhje të thellë ju njoftojmë anulimin e "Eurovision Song Contest 2020" në Rotterdam. Gjatë javëve të fundit ne kemi shikuar shumë mundësi alternative për të vazhduar Eurosongun. Sidoqoftë, pasiguria e krijuar nga përhapja e COVID-19 në të gjithë Evropën – dhe kufizimet e vendosura nga qeveritë e transmetuesve pjesëmarrës dhe autoritetet Holandeze – Unioni i Transmetuesve Evropian (EBU) ka marrë vendimin e vështirë se është e pamundur të vazhdohet ngjarja live siç ishte planifikuar”, deklaroi EBU.

https://www.instagram.com/p/B94Gb6TKKXD/

"Jemi shumë krenarë që Eurovision Song Contest ka bashkuar audiencën çdo vit, për 64 vitet e fundit dhe ne, si miliona fansa në të gjithë botën, jemi jashtëzakonisht të mërzitur që nuk mund të zhvillohet në maj. EBU, NPO, NOS, AVROTROS dhe Qyteti i Roterdamit do të shprehen në lidhje me mbajtjen e Eurovisionit në 2021. Ne do të donim të nderojmë gjithë ekipin e transmetuesit pritës në Holandë dhe 41 anëtarët tanë që kanë punuar kaq shumë në planifikimin e ngjarjes së këtij viti. Ne të gjithë jemi të dëshpëruar që Eurovizioni nuk do të jetë në gjendje të vihet në skenë në maj, por e gjithë familja e Eurovizionit, në të gjithë botën, do të vazhdojë të sigurojë dashuri dhe mbështetje për njëri-tjetrin në këtë kohë të vështirë”, thuhet në njoftimin e EBU.

https://www.youtube.com/watch?v=UQgcqE4a620&feature=emb_title

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë