Biznes

Antiterrorizmi, gjoba shoqërive që nuk regjistrojnë aksionet dhe aksionerët

Asnjë ortak i larguar kompanie dhe zëvendësimi i tij nuk do të kalojnë pa lënë gjurmë në regjistrin tregtar.

Gjithashtu, nuk do të kalojë pa lënë gjurmë asnjë aksioner dhe aksion kompanie.
Me ndryshimet që i janë bërë ligjit “Për regjistrimin e biznesit”, parashikohet se aplikimi për ndryshimin e ortakut dhe/ose strukutrës së ortakërisë të personit juridik, bëhet brenda 30 ditëve nga data e ndryshimit real të ortakut dhe/ose strukturës së ortakërisë, me përjashtim të rasteve të parashikuara nga ligji.

Gjithashtu, në këtë projektligj është parashikuar se moskryerja e detyrimit për regjistrimin e ndryshimit të ortakut dhe/ose strukutrës së ortakërisë të personit juridik, brenda 30 ditëve nga data e ndryshimit faktik të ortakut dhe/ose strukturës së ortakërisë, me përjashtim të rasteve të parashikuara nga ligji, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë 100 000 lekë.

Projektligi i ri parashikon për shoqëritë aksionere që, së bashku me bilancin vjetor kontabël dhe raportin e auditimit, njofton listën e plotë të aksionerëve të regjistruar me të dhënat e tyre të identifikimit për aksionet nominative, si dhe numrin e përgjithshëm të të gjitha aksioneve të saj. Nëse shoqëria nuk e plotëson këtë detyrim, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë 100 000 lekë.

Me anë të këtij projektligji ceken edhe subjektet tregtare të cilët detyrohen të regjistrohen në regjistrin tregtar dhe personat që lejohen të bëjnë aplikimin për regjistrimin fillestar të personave juridikë.

Në relacionin shpjegues të projektligjit sqarohet se, për të mospenguar çdo aksioner të interesuar të shoqërisë aksionare për të regjistruar çdo transferim të aksioneve nominative, projektligji parashikon që shoqëria, së bashku me bilancin vjetor kontabël dhe raportin e auditimit, njofton listën e plotë të aksionerëve të regjistruar me të dhënat e tyre të identifikimit për aksionet nominative, si dhe numrin e përgjithshëm të të gjitha aksioneve të saj, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë 100 000 lekë.
Ndryshimet në ligjin “Për regjistrimin e biznesit”, të ndryshuar bëhen në kuadër të zbatimit të rekomandimeve të komitetit të ekspertëve për vlerësimin e masave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit (MONEYVAL) të Këshillit të Europës, dhe me qëllim rritjen e mëtejshme të transparencës lidhur me ndryshimet e ortakut dhe/ose strukutrës së ortakërisë të personit juridik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë