Mendim

Antishpifja, OSBE kundër gjobave të larta

OSBE paraqet vërejtjet për draftin e ri të qeverisë të paketës “Antishpifje”. Sugjerimet e draftit të OSBE-së janë bërë publike sot nga përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir. Me anë të një shkrese dërguar qeverisë Shqiptare, zyrtari i lartë rekomandon përmirësime e mëtejshëm të ligjeve mbi median online në Shqipëri.
"Unë vlerësoj bashkëpunimin e gjatë dhe konstruktiv që kemi krijuar me autoritetet e Shqipërisë gjatë, procesit të hartimit të ndryshimeve të reja të ligjit për median audiovizive,” u shpreh Désir.
Sipas tij, asnjë dispozitë në këtë ligj nuk do të interpretohet duhet censuruar ose kufizuar lirinë e shprehje. Ai shpjegon që ligji do të interpretohet në përputhje me Koventeen Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore.
Në ndryshimet e reja të ligjit sqarohet se ligji do të të zbatohet vetëm për shërbimet e medieve audiovizuale dhe ofruesit e publikimeve online. Gjithashtu, projekt-ndryshimet aktuale shprehin qartë që ofruesit e mediave elektronike nuk do të kenë një mekanizëm regjistrimi të detyrueshëm për të kryer aktivitetet e tyre në Shqipëri, por vetëm në një vullnetar.

https://twitter.com/OSCE_RFoM/status/1204002356985311233

“Ky është një hap i rëndësishëm përpara. Ishte gjithashtu e rëndësishme të sigurohej që agjencia rregullatore, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), nuk do të ketë të njëjtat kompetenca për përmbajtjen e publikimit në internet si kompetencat e gjera që ka aktualisht në sistemet e transmetimit,” u shpreh Desir.
Ndër të tjera si shtoi se ka rëndësi të madhe që të sigurohet se agjencia rregullatore, AMA, të mund të kryejë kompetencat dhe detyrat e saj në një mënyrë plotësisht të pavarur, pa asnjë lloj ndërhyrje politike dhe zyra e tij do të monitoroj vazhdimisht këtë proces.
Ky shqyrtim fillimisht u përgatit nga Joan Barata Mir, një ekspert për lirinë e medieve, në bashkëpunim me Peter Noorlander, një ekspert i të drejtave të njeriut .
Sipas njoftimit, qasja në internet do të kufizohet me tre hapa të renda penale që janë: pornografi për fëmijë; promovimi i akteve terroriste; shkelje të sigurisë kombëtare.
Gjithashtu, bazuar në analizën ligjore, Përfaqësuesi rekomandoi disa modifikime shtesë që të përfshihen në draftin aktual, në mënyrë që të sqarohen masat mbrojtëse të lirisë së shprehjes dhe të shmangen ndonjë rrezik të kufizimeve ose sanksioneve të padrejta për ofruesit e mediave elektronike.
"Është parësore të prezantohet një dispozitë që garanton se të gjitha vendimet e AMA-së mund të apelohen para gjykatësit kompetent, menjëherë pas miratimit të tyre. Një pikë e dytë e rëndësishme ka të bëjë me çështjen e gjobave në rast të shkeljeve të ligjit. Neni 133 vazhdon t'i referohet gjobave ekonomike shumë të larta dhe të tepërta në rastet e shkeljeve. Gjobat e tilla mund të çojnë në mbylljen e mediave dhe të shihen si presion indirekt. Në përputhje me parimet e proporcionalitetit dhe domosdoshmërisë, sanksionet duhet të miratohen vetëm pasi të merren parasysh përmasat dhe kapacitetin ekonomik të mediave në fjalë. Ky artikull duhet të ndryshohet," tha Désir.

Përfaqësuesi i OSBE pë Lirinë e Mediave, Harlem Desir

Në fjalën e tij Désir, theksoi se referencat për "besimin politik" dhe "anëtarësimin në sindikatë" duhet të hiqen në nenin 33/1 i cili ka të bëjë me racizmin dhe diskriminimin, pasi ato mund të përdoren për të ndjekur kritika legjitime, madje të ashpra kundër grupeve politike dhe ideve. Abuzimet e mundshme specifike në këtë fushë, mund të zgjidhen duke përdorur dispozitat dhe mekanizmat të vendosura në fushën e shpifjes.
Shqyrtimi ligjor rekomandon ndryshimin e nenit përkatës të projektligjit për shqetësimet që mbesin për kompetencat që i janë dhënë, Autoritetit të Komunikimit Elektronik dhe Postar (AKEP) dhe për ndryshimin e Ligjit për Komunikimet Elektronike.

"Shpresoj që projekt-ndryshimet do të vazhdojnë të përmirësohen gjatë ekzaminimit të tyre në parlament, duke përfshirë duke marrë parasysh konsultimet publike me shoqërinë civile, shoqatat e gazetarëve dhe aktorët e mediave," vuri në dukje Désir.
Në rekomandimet e paraqitur kërkohet rishikimi i kompetencave të AKEP dhe të AMA, kështu që kjo kompetencë e re e propozuar i jep AKEP, fuqitë që janë plotësisht në kundërshtim me standardet ndërkombëtare të sigurisë juridike, proporcionalitetit dhe domosdoshmëri, e cila duhet të respektohet kur vendosen kufijtë e së drejtës së lirisë së shprehjes. Duke marrë parasysh ndikimin e mundshëm në lirinë e shprehjes së vendimeve të AMA për të drejtën e lirisë së shprehjes dhe përkundër është rekomanduar të prezantohet në nenin 6, si një parim themelor dhe përcaktues. Çdo vendim i marrë nga AMA mund të apelohet në gjykatën kompetente.
Përveç kësaj, bëhet me dije fakti se AKEP është një organ rregullator përgjegjës për rrjetet dhe shërbimet elektronike dhe postare dhe nuk ka kompetencë në lidhje me përmbajtjen e shërbimeve të ofruara përmes postes elektronike dhe rrjetet e komunikimit. Prandaj, asgjë nuk e justifikon faktin që një organ i tillë ka detyrë vlerësimin e ndikimit të rrjeteve të komunikimit dhe zbatimit të ligjit për sa i përket lirisë së shprehjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë