Gazeta Si – Një 30-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi akuzohet se tregtonte lëndë narkotike. Policia tha se L.Sh., shiste kanabis në lagjen nr.7 të qytetit bregdetar.
Kur ka konstatuar punonjësit e policisë, i riu tentoi të largohej me vrap dhe hodhi në tokë qesen me lëndë narkotike, por nuk mundi dot të largohej pasi u kap dhe prangos nga forcat Shqiponja.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën atij, një sasi lënde narkotike kanabis e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.