Futboll

Ankthi i shortit për italianet, nga emrat e mëdhenj te derbi i mundshëm Milan-Inter

Gazeta Si – Janë orë ankthi për Interin, Milanin dhe Napolin, që presin shortin e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve. Verdiktin do ta japin goglat të premten, në orën 12:00, në Nion, ku tre skuadrat italiane do të mësojnë fatin e tyre.

Në vazo janë skuadra të frikshme, si Real Madrid, Mançester Siti dhe Bajern Mynih, por edhe Çelsi dhe Benfika, që në letër janë ato më të admiruarat për italianet, edhe pse në këtë fazë të Championsit asgjë nuk është e sigurt.

Nga nje derbi mes Milanit dhe Interit. Gazeta Si, 16 mars 2023

Shorti është i lirë, kështu që ekziston mundësia edhe për një derbi europian mes Milanit dhe Interit. Në këtë rast, një skuadër italiane do të jetë me siguri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, mes 4 më të mirave të Europës.

Real Madrid, Mançester Siti dhe Bajern Mynih janë sigurisht emrat që të frikësojnë dhe duhen evituar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë