Motosport

Ankth në MotoGP, rënie e rrezikshme në pistë për pilotin Pol Espargarò

Gazeta Si – Një rënie e rrezikshme për Pol Espargarò gjatë sezionit të dytë të provave për Çmimin e Madh të Portugalisë në MotoGP. Piloti spanjoll i skuadrës GasGas është rrëzuar në pistë, te kthesa numër 10.

Espargarò ka rënë para motorit të tij, që më pas e ka goditur, duke krijuar ankth për të gjithë. Ish-piloti i Hondës ka qenë i ndërgjegjshëm në momentin që ka marrë ndihmën e parë, pastaj është transportuar në qendrën mjekësore.

Momenti i renies se pilotit spanjoll. Gazeta Si, 24 mars 2023

Hervè Poncharal, drejtuesi kryesor i skuderisë, së pari ka garantuar bashkëshorten e Pol Espargarò se piloti është në gjendje të mire shëndetësore. Nga informacioni paraprak është mësuar se nuk kemi të bëjmë me pasoja të rënda.

Kontrollet e detajuara mjekësore do të tregojnë më saktë diagnozën e pilotit në prag të garës portugeze.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë