Financa Personale

Anketimi: 31 % e punëtorëve fason nuk janë kthyer në punë pas karantinës

Në anketimin që ka kryer shoqata e sipërmarrësve fasonë Pro – Export Albania në 70 subjekte përgjatë muajit qershor, rezulton se 31 % e punëtorëve nuk janë kthyer në punë pas karantinës.

Arsyet e moskthimit në punë kanë qenë ; mungesa e transportit publik, pamunësia për të akomoduar fëmijët dhe frika nga Pandemia.

Pyetjes se sa nga 70 subjektet e anketuar kanë diversifikuar prodhimin, i janë përgjigjur pozitivisht 37% e tyre.  

Kurse situatën me kontratat me klientët respektivë për për periudhën shtator-tetor 100 % e subjekteve të anketuar e shohin tejet të zymtë.

97 % të sipërmarrjeve fason nga 70 subjektet e pyetur e kanë të nevojshme të investojë në teknologji për tju përshtatur tregut në të ardhmen, teksa aktualisht kapaciteti prodhues është në masën 78%.

Pro-Export Albania llogarit  një humbje mbi 130 milionë euro për sektorin fason në dy muajt e fundit, në stoqe të pashitura (kontrata të bllokuara ose të parealizuara) dhe në prodhim të munguar.

Sipas “Pro-Eksport”, pothuajse të gjitha fabrikat e sektorit janë në mungesë ekstreme të likuiditetit për të vijuar punën. Rreziku i falimentimeve në masë për këto sipërmarrje është i dukshëm dhe shumica e këtyre fabrikave prodhuese po punon sot për mbijetesë.

Ata kërkojnë nga qeveria ndihmë në lidhje me lehtësimin e kritereve për kreditë e garancive sovrane dhe kompensim të zbatimit të protokollit të kuq shëndetësor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë