Biznes

Anketa / Digjitalizimi nuk uli korrupsionin e as barrën për bizneset e vogla. Kadastra pengesë për sipërmarrjet vendase

Nga Gazeta 'SI' - Këshilli shqiptar i Investimeve, AIC, ka publikuar anketën e bërë me bizneset shqiptare lidhur me digjitalizimin dhe efektiviteti nuk rezulton i lartë. 

Sipas pyetjeve të ndryshme, përgjithësisht bizneset shprehen të kënaqura me ndikimin e shërbimeve publike online si në uljen e barrës administrative dhe në uljen e korrupsionit, për shkak të uljes së kontaktit fizik. Por vërehet një pakënaqësi dhe mungesë e efektivitetit e lartë tek bizneset e vogla.

Sipas konkluzioneve të AIC, ka mungesë digjitalizimi në nivel vendor edhe për shërbime elektronike bazike.

e-Albania vlerësohet  si portal lehtësisht i aksesueshëm por, mbetet problem siguria, marrja në kohë e shërbimit, ankimimi dhe asistenca.

Bizneset shprehen me rezerva për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, që cilësohet si institucioni më problematik në lidhje me përfitimin e shërbimeve online (brenda platformës e-Albania) dhe mbështetjes së ofruar në marrjen e shërbimeve.

Biznesi është i gatshëm të përdorë pagesat online për përftimin e shërbimeve elektronike, por problematike mbetet çështja e sigurisë së të dhënave.

Pavarësisht se mbështet ofrimi i shërbimeve online, biznesi kërkon rihapje edhe të pikave fizike për përftimin e shërbimeve për arsye të pamundësisë së përdorimit të platformave online apo edhe mungesës së mbështetjes institucionale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë