Njerez

Anjeza Shahini, ditari i një shtatzënie

Pas tre viteve martesë me diplomatin anglez dhe jetës në Londër, këngëtarja shqiptare ka ndarë me ndjekësit e rrjeteve sociale lajmin se është në pritje të ëmbël. “Does my bump look big in this”, shkruante si diçiturën e një fotografie Anjeza Shahini, ndërsa shfaqej me një kostum banje me të njëjtën frazë në të. “Kërkoj ndjesë për mungesën në FB e Insta miqtë e mi, por siç e shikoni kam qenë pak e ngarkuar”, ka vijuar këngëtarja ndërsa ka bërë të ditur se ishte 20 javësh shtatzënë.Shahini ka vijuar me postimin e fotografive, duke ndarë me miqtë dhe fansat e saj ecurinë e shtatzënisë dhe ndryshimin në stilin e jetesës dhe ushqyerjes si mama e ardhshme. Ajo i ka falënderuar të gjithë për urimet e mira, ndërsa në një tjetër fotografi ka shkruar se po përshtat edhe veshjet, sipas rrumbullakësisë së barkut.

"Does my BUMP look big in this" ????❤
Kërkoj ndjesë për mungesën në FB e Insta miqtë e mi, por siç e shikoni kam qenë pak e ngarkuar 


“Nuk është aq e lehtë të ndryshosh zakonet, por ndodh aq natyrshëm kur ia vlen”, ka thënë ajo, ndërsa ka postuar një foto duke gjerbur kafe pa kafeinë, si dietë e mëmësisë e po ahut në tregun e Krishtlindjes së Mançesterit me disa miq, ka preferuar të pijë një gotë vere të ngrohtë jo alkoolike. “Po e nxjerr barkun në udhëtimin e parë” , ka shkruar mbi fotografinë që e sheh atë në një stacion treni, ndërsa së fundi ka postuar disa fotografi në periferitë e Chechire, të cilën e quan “zona e saj e qetë” me barkun që vazhdon të rritet ndërsa këngëtarja është në javës e 23-të të shtatzënisë.


Prej disa vitesh Shahini jeton në Britaninë e Madhe, pas martesës me Paul Connelly, diplomatin britanik, të cilin e njohu në Shqipëri, më 2011-ën. “Paul erdhi në club, pasi kisha mbaruar së kënduari. Ka qenë pronari i ambientit i cili është mik i Paul-it, që u bë më shumë shkak për njohjen tonë”, ka zbuluar këngëtarja në një intervistë për revistën Class, pak kohë pas kurorëzimit të dashurisë në një ceremoni martese në krahinën e Toskanës, në një vilë antike.

“Të dy i duam shumë udhëtimet dhe vendosëm që edhe kurorën ta vendosnim në udhëtim. Të shtyrë nga propozimi në Venezia, por të joshur edhe nga tradita e njohur e dasmave toskane, vendosëm Italinë, e cila është edhe vendndodhje strategjike midis Anglisë dhe Shqipërisë”, ka rrëfyer Shahini, ndërsa ka zbuluar se lidhja në distancë, pasi Connelly iu largua më 2012-ën nga Shqipëria, nuk ka qenë fort e lehtë, derisa vendosën ta vazhdojnë lidhjen, pavarësisht largësisë. Sot ata janë “çift i lumtur” siç shkruan këngëtarja në postimet e saj në Facebook dhe janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.


Taking the "bump" on it's first commute ????#21weeksbabybump


Në vitin 2004, Shahini përfaqësoi Shqipërinë për herë të parë në Eurovizion me këngën “Imazhi Yt”, duke shënuar edhe pozicionimin më të lartë që ka pasur Shqipëria deri më tani. Pas studimeve në Austri, u kthye në Shqipëri duke vazhduar karrierën e saj si këngëtare.     

Gjatë 2017-ës, u shfaq në ekspozitën gjysmë-finale të BBC Eurovision 2017 me Scot Mills dhe Lucy Jones dhe interpretoi në ngjarjen e dytë vjetore të Eurostarz në Londër. Vizitat e saj në Shqipëri janë të rralla, kryesisht për të takuar familjen dhe të rrallë kanë qenë rastet ku ajo është shfaqur në ekran.

Por nuk e ka refuzuar ftesën e moderatorit Adi Krasta, me të cilin ka njohje prej vitesh tashmë nga viti 2003 ku ajo konkurroi në “Ethet e së Premtes Mbrëma”, spektakël, i prezantuar prej Krastës, duke u shfaqur vitin e shkuar në “E Diell” për të folur rreth jetës në Britani, rolin si bashkëshorte, marrëdhënien me të vjehrrën dhe mbresat nga takimi me Mbretëreshën Elizabetë.


23weeks #growingbump #mumtobe #maternitystyle? #calmzone#cheshirecountryside #golffield

“Nga vendi im sigurisht më mungon gjithçka që më lidh me të, mbi të gjitha familja, shtëpia ime, miqtë dhe rutina e aktiviteteve me të cilën jam mësuar tashmë prej 11 vitesh. Ndërsa në Britani gjej qetësi dhe kohë për t’iu përkushtuar më shumë vetes dhe kjo është një rutinë e re që më pëlqen”, ka thënë këngëtarja, ndërsa kjo jetë e qetë i shkon për shtat një nëne të ardhshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë