Lajme

Anëtari i stafit të zv.presidentit Pence rezulton me koronavirus

Një anëtar i stafit i zyrës zëvendëspresidentit amerikan Mike Pence ka rezultuar pozitiv me koronavirus pas testimeve që iu nënshtrua. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Pence të premten në mbrëmje.
"Këtë mbrëmje (të premten) u informuam se një anëtar i Zyrës së Zëvendës Presidentit rezultoi pozitiv për Koronavirus. As Presidenti Trump dhe as zëvendës presidenti Pence nuk kishin kontakte të ngushta me individin", tha zëdhënësi Katie Miller. Zyra e shtypit nuk preferoi që të jepte emrin e personit, duke u rezervuar në këtë deklaratë.
Presidenti amerikan Donald Trump caktoi Pence në krye të Task-Forcës, si person përgjegjës për koordinimin e masave të qeverisë së SHBA-ve kundër koronavirusit. CNN bën të ditur se të paktën dy njerëz u testuan pozitivë për koronavirusin pasi morën pjesë në Konferencën e Politikave të Komitetit për Çështjet Publike të Izraelit në Uashington, në të cilën morën pjesë Pence si dhe disa ligjvënës amerikanë dhe ndihmës..

Image: Mike Pence, Donald Trump
Trump dhe Pence gjate nje konference per shtyp


Të dy Pence dhe Presidenti Donald Trump morën pjesë në Konferencën e Veprimit Politik Konservator, muajin e kaluar, ku një i pranishëm i profilit të lartë gjithashtu testoi pozitiv për koronavirusin. Prania e tyre bëri që ligjvënës të shumtë republikanë të vetëkarantinoheshin në javët pas konferencës. Sipas CNN janë 29 kongresmenë amerikanë që janë vetizoluar pas morën pjesë në këtë konferencë
Që nga e hëna, Pence nuk ishte testuar nëse ishte i prekur për koronavirus ose jo. Ndërsa presidenti Trump kreu analizat e testimit, pasi disa ditë më parë, u takua me një delegacion të lartë nga Brazili, në përbërjen e të cilit ishte dhe një person i prekur me koronavirus.
Mjeku i Trump konfirmoi se kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk është i prekur nga sëmundja. CNN bën të ditur se edhe e bija e tij, Ivanka Trump i është kthyer punës në Shtëpinë e Bardhë, pas testimit për koronavirus, ku rezultoi negative.

Ivanka Trump ne takimin me ministrin australian, i cili rezultoi se ishte i prekur nga koronavirusi


Ivanka, e cila punon si këshilltare e presidentit Trump, kishte takuar në Shtëpinë e Bardhë, ministrin e Punëve të Brendshme të Australisë, Peter Dutton, i cili pas analizave rezultoi se ishte i prekur koronavirusi. Që pas këtij lajmi, e bija Trump nuk u paraqit në Shtëpinë e Bardhë derisa iu nënshtrua edhe testit të koronavirusit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë