Politike

Anëtarët për Kushtetuese, KED dërgon emrat. Balla: Brenda vitit kemi Gjykatë

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i dërgon Parlamentit emrat për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Gazeta Si ka mësuar se në Parlament janë Arta Vorpsi; Fiona Papagjoni, Elsa Toska dhe Besnik Muçi. Lista i është dërguar Parlamentit dhe pritet që ky institucion të realizojë plotësimin për dy vendet vakante. Ndërkaq shkresa mësohet se është dërguar më 8 tetor.
KED në dy vendime të ndryshme sistemin e vlerësimit për kandidatët në këtë post. Mbi bazën e vlerësimit renditja është për Arta Vorpsi 89,624 pikë; Elsa Toska 85, 428 pikë dhe Besnik Muçi 81,928 pikë.
Në vendimin numër 134 KED ka përcaktuar që Arta Vorpsi të rendit me 89,642 pikë; Fiona Papajorgji 88,785 pikë dhe Elsa Toska me 85, 428 pikë. Kuvendi mbi bazën këtij pikëzimi duhet të vendosë për kandidatët. Nëse nuk vendoset atëherë fitues del personi që vlerësuar i pari nga ana e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Renditja e kandidatëve


Mbërritjen e kandidaturave nga KED-ja e konfirmoi edhe kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë diskutimit në Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian. “Nga KED kanë ardhur kandidatura, fundviti i 2019 e gjen Shqipërinë me Gjykatën Kushtetuese funksionale, edhe procesi i vakancave në gjykatën e Lartë po ecën mirë. Brenda këtij viti përmbyllim dy kushtet për Gjykatën Kushtetuese dhe asaj të Lartë. Bëj thirrje këtu që edhe brenda këtij t’i japim një Kodi të Ri mbi bazën e rekomandimeve të OSBE-së dhe ODIHR, duke plotësuar edhe kushtet e kërkuara nga ana e BE-së”, theksoi Balla gjatë fjalës së tij. Bashkimi Europian ka vendosur kushtet për Shqipërinë për plotësimin e institucioneve të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë pas shkrirjes që pësuan me largimin e anëtarëve nga procesi i Vettingut. Gjykata Kushtetuese ka vetëm një anëtar, Vitore Tushaj, nga 9 anëtarë që duhet të ketë. Sipas Kushtetutës, tre anëtarë propozohen nga Presidenti, tre nga Parlamenti dhe tre nga Gjykata e Lartë. BE-ja kërkon ngritjen e Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që ky institucion të interpretojë ligjshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Reforma zgjedhore është kushti tjetër i BE-së për çeljen e negociatave. Mazhoranca ka bërë thirrje që të miratohet rekomandimet e OSBE-së dhe ODIHR-it dhe më pas të realizohen kërkesat e tjera të reformës. Por opozita e re i ka vendosur kushtin se votat pro reformës do t’i japë vetëm nëse votohet ndryshimi i sistemit politik në Shqipëri.

Renditja e kandidatëve nga KED

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë