Propozim i SI

Mos vallë të tërë në fund do të veprojmë sipas modelit suedez ndaj Covid-19?

E majta amerikane e ka keqkuptuar Suedinë për vite me rradhë duke e konsideruar ekonominë e kësaj të fundit shumë liberale si një utopi socialiste. Tani keqvlerësimi ka lëvizur në drejtim të kundërt, teksa progresivët shqetësohen për qasjen që ka ndjekur vendi nga goditja e koronavirusit duke vlerësuar më shumë ekonominë se sa jetët e njerëzve.

Teksa fiqnjët e saj dhe pjesa tjetër e Europës vënin masat strikte të karantinimeve, Stokholmi vendosi të merrte një qasje më tolerante. Ajo u fokusua në testime të shumta, ndërtimin e një kapaciteti të lartë të sistemit shëndetësor, përsa i përket personave të sëmurë, e njëkohësisht teksa mbështetej në distancimin social vullnetar që suedezët mëse e kanë përqafuar.

Në një kafene të Stokholmit

Por vendi ndonëse njihet për lirinë e tij të madhe që i’u ofron qytetarëve të tij ka marrë disa masa të vogla kundrejt koronavirusit. Restorantet dhe baret kanë qëndruar të hapura por veçse për shërbimet në tavolinë në mënyrë që kontrrolli ndaj klientëve të ishtë më i mirë (në terminologjinë angleze table service është shërbimi në të cilin klienti ulet në tavolinë dhe kamarieri i merr porosinë e i’a sjell atë). Studentët e rinj i kanë ndjekur shkollat në godinat e tyre me përjashtim të universiteteve të cilat i kanë zhvilluar mësimet online. Grupimet me më shumë se 50 individë janë ndaluar se bashku me vizitat në azilet e pleqve. Gjithashtu udhëtimet kanë rënë në Suedi me 90 % gjatë fundjavës së pashkëve pavarësisht masave shumë të lehta.

Zyrtarët shprehen se strategjia e vendit, e cila është e ngjashme me atë të Anglisë përpara se ajo ta ndryshonte me 180 gradë në mars, ishte që ta përmbante virusin mjaftueshëm sa të mos lejonte mbigarkimin e kapaciteteve të sistemit shëndetësor. Anders Tegnell, shefi epidemiolog i Suedisë, shprehet se vendi nuk po mundohet në mënyrë aktive që të arrijë imunitet të gjerë brenda popullatës së tij, pra imunitetin e tufës (në terminologjinë angleze herd immunity). Por ai parashikoi muajin e kaluar se “në mund ta arrijmë imunitetin e tufës në Stokholm brenda disa javësh”. Në Angli gjithashtu kishte nga ata zyrtarë që ishin të mendimit se vendi duhej që të merrte masa më pak të ashpëra përpara se të vihej karantina.

Ky informacion është i rëndësishëm për të kuptuar kontekstin e Suedisë në momentin që mësojmë se vendi është përballur me kritikat se ka pasur norma relativisht të larta infektimesh e vdekjesh krahasuar me fqinjët e saj. Suedia me popullsi prej 10 milionë banorësh ka konfirmuar gjer më sot 22,721 të infektuar dhe 2,769 vdekje. Ndërsa në Finlandë ka gjër më sot 240 vdekje, në Norvegji 214 vdekje dhe në Danimarkë 493 vdekje. E të treja këto vende nordike kanë popullis nën 6 milionë banorë secila.

Suedia ka deklaruar se ka synuar një strategji të qëndrueshme për ta praktikuar, përsa i përket ekonomisë së vendit, gjer në momëntin që një vaksinë apo kurë do të mund të prodhohet. Vendet e karantinaura e kanë mbajtur virusin nën kontrroll gjer më tani por nuk kanë lejuar krijimin e imunitetit të tufës. Kështu që me hapjen e masave kufizuese ato riskojnë një shpërthim të dytë nga virusi nëse nuk do të ketë akoma një kurë apo vaksinë.

“Gjëja më me rëndësi është mbajtja e sëmundjes nën kontrroll në mënyrë që sistetmi shëndetësor të mos mbingarkohet”, shprehet drejtori i përgjithshëm i agjencisë së shëndetit të Suedisë. “Gjer më tani ne e kemi menaxhuar këtë”, shton ai.

Në një qendër kujdesi për moshat e treta në Suedi

Ne tashmë e dimë se përgjigja nuk ka qënë perfekte. Pavarësisht ndalimit të vizitave në azilet e shtëpive për kujdesin e moshave të treta, Suedia po përballet me një dështim përsa i përket mbrojtjes së kësaj grupmoshe. Të dhënat e publikuara javën e kaluar treguan se prej 1,406 vdekjeve të ndodhura në Stokoholm 630 vinin nga azilet. Më shumë se 500 institucione të këtilla për kujdesin e moshave të treta e kanë pasur të paktën një rast vdekjeje të shkaktuar nga covid-19, ndonëse drejtimi i këtyre banesave në mënyrë të sigurt ka qënë problem në Suedi përpara se koronavirusi të shfaqej.

Zoti Tengel është shprehur se modeli suedez supozon se covid-19 nuk do të zhduket. “Nëse ne dëshirojmë të arrijmë një normalitet të ri në shumë aspekte të jetës atëherë Suedia do të përfaqësojë modelin e të ardhmes”, shprehet zyrtari i OBSH-së Michael Ryan javën e kaluar. “Nëse ne dëshirojmë të kthehemi në stilin e jetesës pa karantinim atëherë shoqëria jonë duhet që të adaptohet për periudhën afatmesme apo atë afatgjatë”, shton ai.

Por Suedia si shumë vende të tjera fatkeqësisht ka treguar se një goditje ekonomike, e shaktuar nga koronavirusi, është e paevitueshme. Banka qëndrore e vendit parashikon se GDP-ja do të tkurret me 6.9%  apo me 7.9% në 2020-ën, në varësi të kohëzgjatjes së virusit. Fqinjët e saj presin shifra të ngjashme gjithashtu. Papunësia mund të rritet në 8.8 % ose në 10.1% nga 7.2% që është sot. Suedezët shpresojnë që ekonomia të mund të rimëkëmbet shpejtë pasi të hiqen kufizimet e saj më pak të dëmshme, gjithnjë në krahasim me vendet e tjera.

Asnjë nuk e di se cila strategji evitimi ndaj koronavirusit do të shpëtojë më shumë jetë duke i shkaktuar më pak dëme ekonomisë. Por nxitimi për të fajësuar e vënë me shpatulla pas murit Suedinë nuk ofron ndihmë. Guvernatorët amerikanë duhet që ta studiojnë modelin suedez teksa ata nisin të lehtësojnë masat izoluese. /Wall Street Journal


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë