Njerez

Analiza e qeverisë / Anëtarësimi në BE, mund të sjellë një valë tjetër emigrimi. Në dy vite u rikthyen 15 mijë emigrantë

Nga Gazeta ‘SI’ – Me anëtarësimin në BE do të rritet dhe numri i emigrantëve shqiptarë,

Kështu parashikon qeveria në një analizë vjetore mbi emigracionin.

“Largimet e popullsisë shqiptare kanë ardhur në rritje gjatë viteve dhe zgjerimi i mundshëm i BE‐së në Ballkanin Perëndimor, mund të nxisë flukse të mëtejshme migratore nga Shqipëria”, thuhet në profilin vjetor të migracionit për vitin 2023.

Dokumenti që mban firmën e ministrit të Brendshëm, tregon se në fund të vitit 2023, janë numëruar 755.913 emigrantë shqiptarë, pjesa më e madhe e bazuar në Itali dhe Greqi.

Ndër faktorët kryesorë të emigracionit të shtetasve shqiptarë dominojnë ato me natyrë ekonomike, si papunësia dhe varfëria, por edhe faktorë të tjerë të lidhur me shërbimet e shëndetit, bashkimin familjar apo mundësitë profesionale. Analiza thotë se remitancat e ardhura nga emigracioni janë një burim i jashtëzakonshëm dhe i pazëvendësueshëm financimi për ekonominë vendase.

Gjatë periudhës 2022-2023 në Shqipëri janë kthyer më shumë se 15 mijë emigrantë, nga të cilët shumica me kthim të detyruara, pra emigrantë të parregullt apo azilkërkues dhe një numër më i vogël vullnetarisht.

Shifrat nga i njëjti vit tregojnë se Shqipëri banojnë me leje qëndrimi 21.460 të huaj, shumica nga Europa (Kosovë, Itali, Turqi). Arsyet më të zakonshme të aplikimeve për leje qëndrimi të shtetasve të huaj në Shqipëri mbeten aktivitetet fitimprurëse, bashkimi familjar dhe studimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë