Njerez

Ana e bukur e Serxho Ramos, fushatë për vaksinimin e fëmijëve

Kapiteni i Real Madrid, Serxho Ramos, i kritikuar shpesh për lojën e tij të ashpër në fushë, ka treguar anën tjetër të personalitetit të tij, atë më të bukurën, që ka të bëjë me humanizmin. Ai ka marrë një iniciativë me qëllim bamirësie dhe rezultatet kanë qenë mjaft të kënaqshme.

Njerëzit publikë e dinë mirë fuqinë e rrjeteve sociale dhe përfitojnë jo vetëm për të përmirësuar imazhin e tyre, por edhe për të marrë iniciativa bamirësie. Mbrojtësi spanjoll, një nga më të mirët në botë në rolin e tij, prej disa vitesh është ambasador i Unicef-it. “Gran Capitan” ka mobilizuar të gjithë ndjekësit e tij në Instagram për të bërë diçka të mirë dhe ata kanë reaguar në mënyrën më të mirë të mundshme. Ramos ka postuar një foto të tij, duke mbajtur në dorë një fëmijë, i cili është duke u vaksinuar.

“Vaksinat shpëtojnë 2-3 milionë jetë njerëzish në vit”, - shkruan mes të tjerash Serxho Ramos në atë postim. Ai kërkon bashkëpunimin e të gjithëve, sepse për çdo pëlqim i fotos do t’i dhuronte një dollar fondacionit “Gates”, një fondacion bamirësie që ka si pronarë Bill dhe Melida Gejts. Imazhi u shpërnda me një shpejtësi “rrufe”, duke i kaluar 1.3 milionë “like”, që do të thotë se për momentin janë grumbulluar të paktën 1.3 milionë dollarë, që do të shkojnë për të mbështetur kauzën e Unicef-it.

https://www.instagram.com/p/BwpXKE8Fj50/?utm_source=ig_web_copy_link

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë