Njerez

Ana e bukur e Konor MekGregor, 30 mijë euro lodra për të pastrehët

Ashtu, si çdo vit, në qendër të Dublinit, “bad boy” i arteve marciale mikse, Konor MekGregor, ka bërë dhurata, në pritje të rikthimit në ring më 18 janar kundër Çerrones.

Një gjest që tregon anën më të bukur të luftëtarit të MMA-së. Ai mban mjekërr dhe ka bërë vërtet “babagjyshin” për të pastrehët në Dublin: ka dhuruar 30 mijë euro në “Inner City Helping Homeless” për t’u blerë lodra fëmijëve që nuk i kanë ato. Lajmi është bërë i ditur nga “Daily Mail” dhe nuk është hera e parë që asi i arteve marciale e bën këtë gjë. Çdo vit ai firmos një çek me 5 shifra për komunitetin në nevojë. Në maj ka investuar për ndërtimin e shtëpive për ata që kanë pasur nevojë për strehim. Një ndihmë e madhe, duke ditur që temperaturat në dimrin irlandez janë shumë të ulëta.

Sigurisht, MekGregor do t’u bënte dhurata edhe vetës dhe familjes së tij me rastin e Krishtlindjeve. Ai ka posutuar në rrjetet sociale dhuratën që i ka bërë vetes, një “Porsche”, një kapotë për qenin dhe lofra pa fund fëmijët. Irlandezi po përgatitet të kthehet në ring. Më 18 janar është fiksuar ndeshja mes tij dhe Donald “Coëboy” Çerrone në Las Vegas.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë