Kryeministri Edi Rama u ndal në burgun e grave në Tiranë për të njohur 56 të dënuarat që vuajnë dënimin në këtë institucion me vendimin e mazhorancës për amnistimin e tyre.
Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast, kreu i Qeverisë foli për një “përplasje” të brendshme brenda Këshillit të Ministrave, ku tha se ai vetë kishte kërkuar lirimin e menjëhershëm të të gjitha grave, por se ishte kundërshtuar në këtë pjesë.
Në vend të kësaj, Qeveria ka vendosur që gjysma e grave të dënuara të lirohen menjëherë, ndërsa pjesa tjetër të përfitojë deri në një të tretën uljen e dënimit.
“Vitet e fundit Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj përpara në drejtim të barazisë gjinore, çka figuron edhe në rankimet ndërkombëtare, ku jemi në 5 vendet e para në botë për barazinë gjinore në qeveri dhe kemi kapërcimin më të madh në hendekun e përgjithshëm gjinor, duke arritur në vendin e 20, midis Kanadasë që rankohet e 19-ta dhe Britanisë së Madhe që rankohet në vendin e 21-të”, deklaron Kryeministri Edi Rama.
Amnistia pritet që të miratohet nga Parlamenti në mbledhjen e parë për vitin e ardhshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.