Treg

AMF: Për 10 mujorin, pagesat e dëmeve ranë, por u rritën ato të sigurimeve motorike

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka raportuar se për periudhën janar-tetor 2021, janë paguar 3.3 mld lekë për dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik. Nga e njëjta periudhë e 2020-s, rritja është me 31.7%, lidhur kjo dhe me kufizimin  e  lëvizjeve gjatë vitit të shkuar si pasojë e përhapjes së Covid-19.

Rritje kanë shënuar gjithashtu edhe sigurimet e mjeteve, por jo në nivelet e dëmshpërblimeve. AMF raporton se Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-tetor 2021 arritën rreth 9.6 miliardë lekë, 12.8% më shumë se në të njëjtën periudhë 2020.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-tetor 2021, pati një rritje prej 8% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në total, pagesat e dëmeve për gjithë zërat e tregut të sigurimeve gjatë periudhës janar-tetor 2021 u ulën me 9.7% krahasuar me janar-tetor 2020. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 60% të totalit të dëmeve të paguara bruto.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë