Treg

AMF do të shqyrtojë rregulloren për tregun e kriptove në Shqipëri

Të enjten e 25 nëntorit, Bordi Drejtuesi Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare do të shqyrtojë rregulloren e që do të mundësojnë licencimin e institucioneve financiare për veprimtari të lidhura me tregtimin e kriptomonedhave dhe mundësisht miratimin e saj.

Njoftuar nga AMF, projektrregulloret “Për mjaftueshmërinë e kapitalit dhe fondet e veta të subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë në tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë” dhe “Për licencimin e subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë si agjent i tokenit digjital” janë dy hartime në mbështetje të ligjit të miratuar në maj 2020 “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”.

Që kur u publikua projekt-rregullorja, synonte përcaktimin e kritereve të veprimtarisë më kriptomonedha si agjent, bursë dhe kujdestar i portofolit të palëve të treta.

Aty përcaktohet dhe tavani i kapitalit që duhet të kenë ushtruesit e kësaj veprimtarie. Bursat duhet të ketë një kapital fillestar nga 20 në 90 mln lekë. Agjentët dhe kujdestarët e portofolit minimalisht 18 mln lekë.

Polica e sigurimit të subjekteve që operojnë në tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë, duhet të jetë mbi 1 vjeçare.

Polica e sigurimit duhet të përfshijë mbulimin kundrejt rrezikut të humbjes së dokumenteve, paraqitjes së informacionit të rremë apo mashtrues, veprime ose mosveprime që rezultojnë në shkelje të detyrimeve ligjore dhe rregullatore, humbjet që vijnë nga ndërprerja e veprimtarisë së shoqërisë ose dëmtimet e sistemit, humbjes që vjen nga moszbatimi i politikave dhe rregullave në kuadër të ruajtjes së të dhënave ose sulmeve kibernetike, etj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë