Lajme

Amerikanët e gjermanët nuk i ndahen gjyqit të “Duty Free”

Në Gjykatën e Administrative të Shkallës së Parë të Tiranës pritet që të jepet këtë të martë vendimi nëse kompania e Elona Çaushit, “Albanian Duty Free” do të vazhdojë të kontrollojë dyqanet e duty free në Rinas, apo jo.

Kompania në fjalë, që zotërohet nga bashkëshortja e gjyqtarit Gjin Gjoni është paditur nga disa institucione shtetërore për të liruar ambientet në Aeroportin e Rinasit për t’i lënë vendin kompanisë amerikane që ka fituar tenderin që në shkurt të 2019 për shfrytëzimin e këtyre ambienteve.

Rasti në fjalë ka tërhequr edhe vëmendjen e Ambasadës Amerikane dhe të Ambasadës Gjermane në Tiranë, përfaqësues të të cilave janë fotografuar sërish në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë të Tiranës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë