Muzike

American Music Awards 2019, Taylor Swift theu rekordin e Michael Jackson

Të dielën në Los Anxhelos u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve muzikore ‘American Music Awards’. Yjet më të mëdhenj të popit në botë u mblodhën për këtë ngjarje vjetore që shpërblen artistët dhe albumet më të njohura në Shtetet e Bashkuara.
Ylli absolut i mbrëmjes ishte Taylor Swift, së cilës iu dhanë gjashtë statuja, duke përfshirë edhe ‘artisten e dekadës’.
Këngëtarja ka interpretuar me një përzierje të sukseseve të saj në dhjetë vitet e fundit, me “The Man”, “Love Story”, “I Knew You Were Trouble”, “Blank Space”, “Shake It Off” – me Halsey dhe Camila Cabello – dhe “Lover”.

Gjatë fjalës së saj, ylli i popit tha se dëshironte të arrinte “diçka që zgjat me kalimin e kohës”, duke falënderuar fansat për “të gjitha kohërat e mira që kemi pasur së bashku gjatë këtyre viteve”. Me gjashtë trofetë e këtij viti, Taylor Swift theu rekordin e Michael Jackson, duke u bërë muzikantja më e vlerësuar në historinë e American Music Awards, me gjithsej 29 statuja kundër 24 që për vite me radhë i kishte mbajtur Jackson. Ndër risitë e mbrëmjes ishte rikthimi i Selena Gomez në skenë pas dy vitesh, duke prezantuar për herë të parë në TV “Lose You to Love Me” dhe “Look at Her Now”. Po ashtu, rikthimi i Toni Braxton, premiera televizive e single-it të ri të Christina Aguilera, “Fall On Me”, rikthimi në skenën e Ozzy Osbourne për duetin me Post Malone dhe Travis Scott, dhe shfaqjet e Camila Cabello, Dua Lipa, etj. Halsey dhe Kesha.
Mbrëmja përfundoi me kthimin në AMA pas 16 vjetësh të Shania Tëain. Ikona e pop-ut ka performuar një përzierje me hitet e saj më të famshme: “You’re Still the One”, “Any Man of Mine”, “I Feel Like A Woman!”.
Më poshtë mund të lexoni listën e fituesve të “American Music Awards” 2019.
Artistja e dekadës
Taylor Swift
Artistja e vitit
Taylor Swift
Artistja e re e vitit
Billie Eilish
Bashkëpunimi i vitit
Shawn Mendes & Camila Cabello, Señorita
Turneu i vitit
BTS
Videoja e vitit
Taylor Swift, You Need to Calm Down
Artisti i preferuar social
BTS
Artisti i preferuar – Pop/Rock
Khalid
Artistja e preferuar – Pop/Rock
Taylor Swift
Dyshja ose grupi i preferuar – Pop/Rock
BTS
Albumi i preferuar – Pop/Rock
Taylor Swift, Lover
Kënga e preferuar – Pop/Rock
Halsey, Without Me.

 

Më Shumë