Biznes

Ambient i vështirë për të vetëpunësuarit, bankat i kreditojnë me interesat më të larta

Berber me maska e doreza dhe kliente duke u qethur, ne sallonet e berberave, ne Tirane, te cilat u hapen pas thuajse dy muajsh, per shkak te masave te marra per perhapjen e koronavirusit, Covid 19, ne Shqiperi. Cdo biznes tani duhet te zbatoje rregulla te rrepta lidhur me higjienen e ambientit te punes./r/n/r/nBarbers with masks and gloves and clients getting a haircut, in barber shops, in Tirana, which opened after almost two months, due to the measures taken to spread coronavirus, Covid 19, in Albania.

Vetëpunësimi ka hyrë në një cikël krize prej vitesh, për shkak të ambientit të vështirë për biznes, konkurencës nga qendrat tregtare, por edhe kushteve jo të favorshme të financimit.
Kredia për të vetëpunsuarsit ka interesin më të lartë nga të gjitha kategoritë e huamarrësve në banka.

Banka e Shqipërisë raportoi se interesi mesetar i huasë në lekë për të vetëpunësurit ishte 10 % në muajin qershor 2020.
Ky nivel interesi ishte shumë më i lartë se kredia konsumatore dhe ajo për blerjen e banesave ndaj individëve (shih grafikun bashkëngjitur).

Gjithashtu normat e inetersit për këtë kategori ishin më të larta se ato për fashat e tjera të biznesit.
Sic shihet nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë, interesi i huasë për të vetpunësuarit ka pësuar rritje me rreth 2 pikë përqindje që nga mesi i vitit 2016, kur shihet se interesi i huasë në lekë për këtë kategori ishte në intervalet 7-8%. Rritja ka ndodhur në një kohë që norma mesetare e interesit për huatë në lekë ka ardhur në rënie.
Vetëpunësimi kanë hyrë në një cikël të qëndrueshëm krize, pasi në katër vitet e fundit numri i tyre po pëson tkurrje të shpejtë.

Sipas të dhënave zyrtare nga instituti Sigurimeve Shoqërore numri i vetë-punësuarve në skemën e sigurimeve shoqërore u tkurr me mbi 3000 persona me një rënie 3,5% më 2019.
Në vitin 2019 numri i të vetë-punësuarve që paguan sigurimeve arriti në 83,756 persona nga 86,796 persona që ishin në vitin 2018. Por me krizën që ka krijuar pandemia Covid, kriza në këtë sektor pritet të thellohet me tej këtë vit.

Në katër vitet e fundit që kur nisi një proces i rreptë formalizmi mbi këtë kategori dhe përfshirja në skemën e TVSH-së për një pjesë të tyre mbijetesa është vështirësuar.
Vetëpunësimi është motori i punësimit në vendin tonë duke zënë më shumë se një të tretën e totalit te të punësuarve, një nga nivelet më të larta në Europë dhe në Rajon.

Burimi: www.monitor.al

https://www.monitor.al/ambient-i-veshtire-per-te-vetepunesuarit-bankat-i-kreditojne-me-interesat-me-te-larta/

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë