Politike

Ambasadorja e SHBA për Shqipërinë në Senat: Do i shtyj liderët të zgjidhin menjëherë krizën politike

E nominuara për ambasadore amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka deklaruar se do të mbështesë reformat në Shqipëri. Para senatit amerikan, ajo tha se inkurajon vendin tonë për ngritjen e SPAK dhe BKH. Që prej majit të 2018-ës, Ambasada e SHBA në Tiranë nuk ka një drejtues, pas largimit të ambasadorit Donald Lu, ndërkohë që aktualisht ambasada amerikane në Shqipëri drejtohet nga zv/ ambasadorja, e ngarkura me punë Leyla Moses Ones. Ajo ka deklaruar se do të ndihmojmë në forcimin e ligjit dhe në luftën kundër korrupsionit.
E pyetur për ndikimet ruse dhe si do të punojë në Shqipëri, kandidatja për ambasadore në vendin tonë Youri Kim deklaroi se në Shqipëri, ndikimi rus është pak ose aspak i ndjeshëm.
“Mendoj se mënyra për të ecur përpara bazohet në solidaritet, integrim dhe bashkëpunim. Duke qenë se Rusia nuk ka tërheqje të madhe në Shqipëri, ne do mbajmë vende të tilla më afër”, tha Yuri Kim.
E nominuara si ammbasadorja e SHBA-ve theksoi si pikë të dytë zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. “Së dyti, do të vazhdoj të promovoj zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Në terma të menjehërshëm, unë do të shtyj drejtuesit e Shqipërisë për të zgjidhur ngërçin aktual politik në një mënyrë që përforcon kërkesën e pranimit të Shqipërisë në BE”, u shpreh Kim. Së treti, tha Kim, do të punoj për të promovuar eksportet dhe investimet amerikane në Shqipëri në mënyrë që të sigurohen mundësi për qytetarët e SHBA-së dhe Shqipërisë, si dhe të krijohen vende pune në të dyja shtetet.
Në hyrje të fjalimit të saj, kandidatja për ambasadore vlerësoi simpatinë dhe besnikërinë që shqiptarët kanë shfaqur ndaj SHBA-së.
“Shumë pak miq e kanë përqafuar më ngrohtë Shqipërinë – sondazhe pas sondazhe tregojnë se mbështetja e shqiptarëve për SHBA-në mbetet më e larta në botë. Shumë pak miq kanë qenë më besnikë – trupat shqiptarë kanë qenë në anën tonë në Afganistan, Kosovë, Bsonje dhe krahun lindor të NATO-s. Dhe pak partnerë janë kaq të gatshëm për të bërë më shumë me SHBA-në. Ne kemi miq të fuqishëm dhe besnikë në Shqipëri, dhe është e domosdoshme që ne mbajmë pranë miq si Shqipëria, veçanërisht përballë sfidave strategjike ndaj interesave, vlerave dhe institucioneve të përbashkëta”, u shpreh Kim.
Pas mbarimit të mandatit të ambasadorit Donald Lu, Trump propozoi Kathlën Ann Kavalec si ambasadore të SHBA-ve në Shqipëri. Kandidatura e diplomates së karrierës, me një përvojë rreth 30-vjeçare si përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara në arenën ndërkombëtare nuk u shqyrtua nga Senati dhe kjo bëri që presidenti të tërheqë propozimin e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë