Politike

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri: Hapja e bisedimeve na bën më të fortë

Gazeta Si - Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann, e cila sapo nisi misionin e saj në Shqipëri, në një videomesazh drejtuar shqiptarëve, thotë se hapja e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë me BE e afron me familjen europiane dhe e bën më të fortë.

Ajo thotë se mezi pret të bashkëpunojë me instituconet shqiptare, forcat politike, shoqërinë civile dhe qytetarët për të bërë Shqipërinë anëtare me të drejta të plota në BE.

“Shqipëria sapo ka nisur një kapitull të ri në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Hapja e bisedimeve të anëtarësimit na afron dhe na bën më të fortë. Ajo ofron mundësi të mëdha për konsolidimin e progresit të arritur dhe thellimin e transformimit të vendit tuaj. Pres me padurim të punoj me të gjithë ju, institucionet shqiptare, forcat politike, shoqërinë civile, qytetarët, për të bërë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian”, shprehet Hohmann.

Hohmann i paraqiti letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj 3 ditë më parë. Ajo u emërua në postin e ambasadores nga Josep Borrell.

Christiane Hohmann pason në këtë detyrë ambasadorin Luigi Soreca. Ajo ka shërbyer si ambasadore e Gjermanisë në Estoni dhe në Bosnje dhe Hercegovinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë