Politike

Ambasadorja amerikane bisedon për reformën zgjedhore me Hajdarin e Gjonin

Ambasada amerikane në Tiranë ka zbardhur takimin e Yuri Kim me përfaqësuesit e opozitës në Kuvend, Rudina Hajdari nga grupi demokrat dhe Ralf Gjonin

Ambasada njofton se gjatë takimit të djeshëm, diplomatja e SHBA Yuri Kim i ka shprehur deputetëve të opozitës vlerësimin e saj për angazhimin e tyre në Parlament.

Ambasadorja dhe dy deputetët biseduan gjithashtu edhe për rëndësinë e gjetjes së një rruge të përbashkët, si dhe për zbatimin e reformës zgjedhore, gjë e cila është thelbësore për forcimin e demokracisë së Shqipërisë dhe të ardhmen europiane të saj.

“Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim u shprehu deputetëve të opozitës Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni vlerësimin e saj për qëndrimin të angazhuar në procesin demokratik dhe vijueshmërinë e punës për çështje të rëndësishme në Parlament. Gjatë takimit të tyre më 11 shkurt, Ambasadorja dhe dy deputetët biseduan gjithashtu edhe për rëndësinë e gjetjes së një rruge të përbashkët, si dhe për zbatimin e reformës zgjedhore, gjë e cila është thelbësore për forcimin e demokracisë së Shqipërisë dhe të ardhmen europiane të saj”, bën me dije Ambasada e SHBA.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë