Lajme

Ambasadori i BE: Shpejtoni reformën në administratë

Ambasadori i ri i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, gjatë një takimi me zëvendëskryeministren, Senida Mesi, ka bërë thirrje për shpejtim të reformës në administratën publike në mënyrë që Shqipëria të sigurojë një rrugë të qëndrueshme drejt Bashkimit Europian.

Ambasadori dha garancinë e plotë dhe për të çuar përpara reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, të cilat kanë në fokus vijimin dhe konsolidimin drejt parametrave që kërkon BE-ja.

“Shpejtimi i Reformës në Administratën Publike është thelbësor për Shqipërinë për të siguruar një rrugë të qëndrueshme drejt anëtarësimit në BE.

Me zv.kryeministren Senida Mesi ne gjithashtu diskutuam iniciativa konkrete për të mbështetur më tej barazinë gjinore në jetën e përditshme dhe në mjedisin e punës”, shkruan Soreca në “Twitter”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë