Drejtësia

Ambasada e SHBA: Thellësisht të shqetësuar për kërcënimet ndaj prokurorëve

Me anë të një deklarate zyrtare ambasada amerikane shprehet se është thellësisht e shqetësuar mbi kërcënimet e lëshuara në adresë të përfaqësuesve të sistemit shqiptar të drejtësisë.

“Një sistem drejtësie që funksionon pa frikë dhe kërcënime është kërkesë legjitime e popullit shqiptar dhe Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për kërcënimet për dhunë ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit që po punojnë për ta bërë Shqipërinë të sigurt, të begatë dhe më demokratike. Hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa kërcenime apo kanosje”, thuhet në reagimin e ambasadës. 

Ndërsa shprehet mbështetje e tyre të palëkundur për zyrtarët e zbatimit të ligjit në Shqipëri, të cilët po luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar me guxim, si dhe janë gati të mbështesin përpjekjet e tyre.

Dy prokuroret  Doloreza Musabelliu dhe Merita Selimi u morën në mbrojtjes pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani se grupi i Laert Haxhisë dontë ti vriste ato.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë