Mendim

SHBA: Hetim të plotë Tahirit. Ish-ministri: Keni folur më shumë se unë

Ambasada Amerikane ka reaguar lidhur me dënimin e Emiljano Shullazit si dhe lënien në burg pa afat të Ervis Martinajt, duke shtuar se presin hetim të plotë për Saimir Tahirin, duke u zbatuar ligji në të gjithë hetimin e dosjes së ish-ministrit.

Në postimin e bërë publik në “Facebook”, Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj së ardhmes së Shqipërisë.

“Gjykata e Krimeve të Rënda të Shqipërisë dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, por presim përparim të vazhdueshëm në rrugën e Shqipërisë drejt sundimit të fortë të ligjit. Dje, Gjykata e Apelit të Tiranës dëgjoi argumentet e prokurorëve lidhur me masën e sigurisë për Ervis Martinaj.

Ne presim hetimin e plotë të tij, ashtu siç presim qësundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin.Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj së ardhmes së Shqipërisë.#KushEKaRradhën”, shkruhet në postim.

Tahiri përgjigjet: Keni folur më shumë se unë

Pak pas deklaratës së ambasadës amerikane,që bënte thirrje për hetim të plotë ndaj tij, ish-ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka reaguar, duke thumbuar misionin diplomatik në Tiranë.

Tahiri riktheson edhe një herë se prokuroria e Katanias e ka shpallur të pafajshëm, ndërsa shton se nuk pret kurrë që ambasada amerikane të kthehet në Prokurori dhe Gjykatë.

“Siç nuk duhet të ndodhte në një vend normal, për fat të keq ka ndodhur që Ambasada Amerikane ka folur për hetimin ndaj meje më shumë se ç’kam folur unë vetë. Ndodhi sërish edhe sot! Ndërsa ky lapsprishuri, e gjeti rastin e radhës të vjelli banakut duke më bërë mua simbolin e dështimit të reformës në drejtësi, – shkruan Tahiri. –  Reformës në drejtësi në Itali e ka fjalën ky??? Atje ku u hetova jo politikisht, por profesionalisht dhe përfundimi ishte SE NUK KAM ASNJË LIDHJE me gjithë llumin që e ka mbushur opinionin publik soji këtyre këtu”.

Tahiri e e ka cilësuar këëtë reagim si hedhjen e baltës së radhës ndaj tij, por thotë se e mirëpret drejtësinë që të bëjë drejtësi.

“Se ç’lidhje ka reforma në drejtësi këtu tek ne me hetimet nga Prokuroria Antimafia e Italisë prej nga ku mora drejtësinë që më takonte, këtë nuk e gjen dot as ky analisti në kulm të ligësisë se vet.

Por është motiv i bollshëm për të hedhur baltën e radhës, siç kanë bërë me pash deri sot. Unë nuk besoj kurrë se Ambasada Amerikane është kthyer në Prokuroria Gjykate mu si ky klubi i analistëve palaço që ka me kile në vendin tonë, ndaj e përshëndes prononcimin me besimin se duam e presim të njejtën gjë; DREJTËSIA TË BËJË DREJTËSI!”.

 

Më Shumë