Lajme

SHBA: Ministria e Brendshme duhet e plotë dhe funksionale

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar për herë të parë pas komandimit të Sandër Lleshit në postin e Ministrisë së Brendshme. Përmes një postimi në “Facebook”, ambasada ka përgëzuar vendin  për luftën e deritanishme kundër krimit të organizuar. Ashtu si ambasadori i BE-së një ditë më parë, edhe ambasada e SHBA thekson se një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e luftës kundër krimit dhe drogës.

“Përgjatë muajve të fundit, jemi inkurajuar nga përparimi që kemi parë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri – rezultat i drejtpërdrejtë i punës së bërë nga autoritetet shqiptare, veçanërisht oficerëve të policisë dhe prokurorëve, të cilët luftojnë për drejtësi të vërtetë për të gjithë shqiptarët. Ka ende punë për të bërë dhe presim që këto përpjekje jo vetëm të vazhdojnë, por edhe të shtohen. Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme. Qeveria e SHBA qëndron e gatshme për të punuar me partnerët tanë shqiptarë. Ne do të ofrojmë asistencë kudo që të jetë e mundur për të ndihmuar mposhtjen e krimit të organizuar e korrupsionit, për të vazhduar përparimin e reformës në drejtësi, dhe për të siguruar sundimin e ligjit për popullin shqiptar”, thuhet në mesazhin e ambasadës.

??️ | Përgjatë muajve të fundit, jemi inkurajuar nga përparimi që kemi parë në luftën kundër krimit të organizuar dhe…

Gepostet von U.S. Embassy-Tirana am Donnerstag, 8. November 2018

Pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm më 27 tetor, kryeministri Rama propozoi emrin e Sandër Lleshit. Por, ky i fundit nuk u dekretua nga presidenti Meta, duke shkaktuar tension mes presidencës dhe qeverisë. Por Rama, nuk u tërhoq, pasi e emëroi Sandër LLeshin zv/ministër të Brendshëm dhe i dha kompetencat e ministrit.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë