Lajme

Ambasada amerikane kushtëzon dhënien e vizave

Mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane hyri sot në ditën e saj të pestë, pa asnjë shenjë se rihapja është e afërt. Ky zhvillim i bujshëm në skenën politike amerikane ka prekur në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe qytetarët shqiptarë, pasi Ambasada Amerikane në Tiranë ka kushtëzuar përkohësisht dhënien e vizave.

“Në këtë kohë, pasaportat e planifikuara dhe shërbimet e vizave në Shtetet e Bashkuara, në Ambasadat Amerikane dhe Konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë siç lejon situata. Ne nuk do ta përditësojmë këtë faqe deri në funksionimin e plotë, me përjashtim të informacioneve urgjente që lidhen me sigurinë, shkruan ambasada në faqen e saj në Facebook.

Të njëjtin njoftim ka publikuar ditën e sotme Departamenti Amerikan i Shtetit, duke thënë se ambasadat nuk do të mund të kryejnë veprime normalisht.

https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10156067451575838

Presidenti Donald Trump foli për mbylljen të martën pas një urimi për festat për trupat amerikane.

"Nuk mund t'ju them se kur do të hapet qeveria, mund t'ju them se nuk do të jetë e hapur derisa të kemi një mur apo gardh - çfarëdo që ata do të dëshironin ta quanin, sepse është e njëjta gjë; pengesë për ata që duan të hynë në shoqërinë tonë … në vendin tonë, nga droga".

Të hënën, presidenti Trump tha se demokratët duhet t'i japin fund mosmarrëveshjes, ndërsa udhëheqësit demokratë në Kongres fajësuan presidentin për "zhytjen e vendit në kaos".

Ndërkohë që agjencitë qeveritare që merren me sigurinë kombëtare dhe sigurinë publike mbeten të hapura, zyrat e tjera janë të mbyllura dhe 800-mijë punonjës federalë po qëndrojnë në shtëpi. Ata që konsiderohen si punonjës të domosdoshëm paraqiten në punë, por pa pagesë, derisa qeveria të rihapet.

Mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane, nuk dukej se ishte më pranë zgjidhjes, pasi Trump tha ajo se do të vazhdojë deri kur kërkesa e tij për fonde për ndërtimin e murin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikësm, të plotësohet.

"Nuk ju them dot se kur do të rifillojë punën qeveria. Mund t'ju them se nuk do të hapet deri kur te kemi, nje mur, një gardh, çfarëdo që të duan ta quajnë", tha Presidenti Trump në Shtëpinë e Bardhë pas një video-konference me trupat amerikane, që po kryejnë shërbimin jashtë vendit.

Presidenti Trump kërkon 5 miliardë dollarë për ngritjen e një muri përgjatë kufirit SHBA – Meksikë. Demokratët kanë refuzuar kategorikisht dhe kanë ofruar 1.3 miliardë dollarë me objektiv sigurinë kufitare.

Ndërkohë udhëheqësit demokratë në Kongres po fajësojnë Presidentin Trump.

“Administrata Trump as nuk ka shpenzuar dot fondet për sigurinë kufitare të vitit të kaluar. Pra, mbyllja e qeverisë prej tij nuk ka lidhje me sigurinë kufitare. Po ndodh pasi Presidenti Trump kërkon miliarda dollarë për një mur të kushtueshëm dhe joefikas që shumica e amerikanëve nuk e mbështesin”, deklaroi udhëheqësi demokrat në Senat, Chuck Schumer.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë