Dhjetëra simpatizantë të Partisë Demokratike u mblodhën për të protestuar para dyerve të SPAK, aty ku në orën 12:00 kryetari i kësaj force politike, Sali Berisha, të cilit do t’i komunikohet akuza për çështjen “Partizani”.
Berisha u prit me brohoritje dhe thirrjen “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, ndërsa nuk munguan flamujt e Partisë Demokratike.
Për mediat foli Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, i cili akuzoi SPAK se i ka vënë shkelmin Kushtetutës dhe.
Sipas tij, kreu i SPAK, Altin Dumani vepron në shkelje të ligjeve dhe për këtë arsye e cilësoi si “Koçi Xoxe i kohëve moderne”, që fundin e tij do e ketë pas hekurave.
“Opozita duhet të persekutohet dhe të sulmohet dhe jo narkoqeveria. Jo ata që vjedhin. Jo Erion Veliaj që vjedh 130 milionë euro me një të rënë të lapsit. Lekët e inceneratorit inekzistent. Ilir Beqaj arrestohet për të shfryrë pakënaqësinë e opinionit publik ndaj SPAK. Arrestohet për fatura restoranti dhe jo milionat euro të koncesioneve të shëndetësisë Këtu para narko-drejtësisë, kësaj organizate kriminale vijnë dhe bëjnë xhiro për t’i hedhur hi syve shqiptarëve gjithë qeveritarët, por për tu sulmuar, persekutuar dhe burgosur sulmohet lideri i opozitës dhe gjithë opozita në tërësi. A ka shqiptar që mund ta besojë se kjo ngrehinë këtu mban brenda individë që flasin në emër të ligjit dhe Kushtetutës, kur ata mbajnë fshehur prova kriminale për qeveritarët dhe sajojnë dhe m9ontojnë prova për opozitarët. Kjo është organizatë kriminale që nuk ka synim drejtësinë. I them Altin Dumanit që je një pasardhës i denjë i Aranit Çelës dhe Koçi Xoxes dhe fundin do ta kesh si Koçi. Në fund te ata që po çon pas hekurave do të shkojë vet”, tha Noka.
Berisha qëndroi rreth 20 minuta në SPAK, i cili i ka komunikuar akuzat zyrtare, duke e marrë të pandehur për çështjen e ish-klubit sportiv “Partizani”. Siç deklaroi për mediat, ish-kryeministri tha se akuzohet për “korrupsion pasiv”.
“Ato që kanë pasur, asgjë tjetër përveç 500 faqe mashtrime, mashtrime, mashtrime…Më ka korruptuar dhëndri im, ke parë ti?!”, theksoi Berisha me ironi pas doli nga SPAK.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.