Taksa

Altax: Taksimi vendor të bëhet progresiv sipas nivelit të të ardhurave

Sipas një studimi nga kompania Altax në Shqipëri taksimi duhet të vendoset sipas parimit “kush fiton më shumë, paguan më shumë” lidhur me taksat vendore.

Familjet me të ardhura të larta duhet të paguajnë më shumë taksa dhe tarifa vendore se ato me të ardhura të ulëta, për të arritur në një shpërndarje të drejtë të barrës fiskale në raport me të ardhurat e përfituara.

Në studim thuhet se një indivi me pagë të lartë nuk mund të pagujë njësoj me një individ me taksë të ulët.

Sipas ALTAX barra fiskale e individit, i cili është në marrëdhënie punësimi përfshin:

(a) tatimin mbi të ardhurat nga paga,

(b) kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe

(c) taksat dhe tarifat vendore.

Në një krahasim të barrës fiskale sipas bashkive në vend, Altax rëndit qytetarët e Tiranës me barrë fiskale më të lartë duke filluar nga 14.5% për pagat e ulëta deri në 0.6% për pagat e larta.

Bara fiskale e qytetarëve në bashkitë e tjera të vendt përveç Tiranës janë:

Për pagën 26 mijë lekë në muaj barra fiskale është 15.8% e të ardhurës vjetore, ku taksat dhe tarifat vendore kanë një ndikim prej 1%;

Për pagën 100 mijë lekë në muaj barra fiskale është 25.7% e të ardhurës vjetore, ku taksat dhe tarifat vendore kanë një ndikim prej 0.3%;

Për për pagën 250 mijë lekë në muaj barra fiskale është 28.5% e të ardhurës vjetore, ku taksat dhe tarifat vendore kanë një ndikim prej 0.1%;

Për pagën 500 mijë lekë në muaj barra fiskale është 30.6% e të ardhurës vjetore, ku taksat dhe tarifat vendore kanë një ndikim prej 0.06%.

Ndërsa, barra fiskale e një qytetari në Tiranë është si më poshtë:

Për pagën 26 mijë lekë në muaj barra fiskale është 18.1% e të ardhurës vjetore, ku taksat dhe tarifat vendore kanë një ndikim prej 2.9%;

Për pagën 100 mijë lekë në muaj barra fiskale është 26.4% e të ardhurës vjetore, ku taksat dhe tarifat vendore kanë një ndikim prej 0.9%;

Për pagën 250 mijë lekë në muaj barra fiskale është 28.8% e të ardhurës vjetore, ku taksat dhe tarifat vendore kanë një ndikim prej 0.4%;

Për pagën 500 mijë lekë në muaj barra fiskale është 30.8% e të ardhurës vjetore, ku taksat dhe tarifat vendore kanë një ndikim prej 0.1%.

Sa më e lartë e ardhura nga paga, aq më pak ka ndikim taksa vendore tek ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë