Njerez

Alpinistët gjejnë sendet e alpinistit të epokës sovjetike në malin Elbrus

Një grup alpinistësh nga Rusia kanë gjetur sendet e një alpinisti të epokës sovjetike që humbi në malin Elbrus gjatë një orteku të tmerrshëm katër dekada më parë. Alpinistët gjetën sendet ndërsa po vendosnin çadrat e tyre në lartësi prej 12.467 metra në malin Elbrus, mali më i lartë në Evropë, njoftoi të mërkurën Agjensia e Lajmeve Ihlas (IHA).

Incidenti i tmerrshëm ndodhi në 1978 dhe deri më tani nuk ishte gjetur asnjë gjurmë nga alpinistët. Zyrtarët sovjetikë nuk kishin gjetur asgjë në lidhje me vendndodhjen e alpinistëve në atë kohë dhe nuk ka pasur asnjë lajm ose informacion në lidhje me atë që u ndodhi atyre, përfshirë edhe sa njerëz humbën në zonë gjatë incidentit.

Të befasuar nga ato që gjetën; alpinistët menjëherë e informuan ministrinë ruse të situatave të urgjencës. Kur arritën në zonë, njësitë e ministrisë dhe alpinistët gjetën një qese që përmbante një helmetë, një lugë, një pasaportë dhe kartëmonedha 10 rubla.

Pronari i pasaportës u identifikua si Andrey Fedorovich i cili lindi në Krasnodar në 1959 dhe po jetonte në Moskë në atë kohë, zbuloi një ekzaminim i të dhënave të popullsisë së Bashkimit Sovjetik.

Ekspertët thanë se shkrirja e shkaktuar nga ngrohja globale mund të ketë zbuluar sendet e alpinistit ndërsa u njoftua se kërkimi do të vazhdojë në zonë për të arritur në trupat e alpinistëve dhe për të bërë ekzaminime të ADN-së.

Elbrus nuk është teknikisht një mal por një vullkan joaktiv që ndodhet në vargmalin malor të Kaukazit, afër kufirit të Gjeorgjisë në Kabardino-Balkaria dhe rajonin Kara-Cherkessia në Rusi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë