Motosport

Alonso thumbon Hemilton për kalimin te Ferrari: Deri dy muaj më parë nuk e kishte ëndërr!

Gazeta Si – Ditën e prezantimit të makinës së re Aston Martin, piloti spanjoll ka komentuar kalimin e Hemiltonit te Ferrari, duke mos i kursyer edhe thumbat, si gjihtmonë.

"Ndoshta Ljuis mund t’i japë Ferrarit diçka më shumë për të luftuar për titullin. Makina është”, - është shprehur Fernando Alonso në lidhje me kalimin te Ferrari të rivalit të vjetër dhe shok skuadre te MekLaren, Ljuis Hemilton. Anglezi liron një vend te Mercedesi, që do të ishte mirë për spanjollin.

"Ishte surprizë, - vazhdon Alonso më tej. – Ishte shumë i lidhur me Mercedesin. Nuk i di arsyet pse e ka bërë, por për momentin nuk i jap shumë rëndësi. Duhet edhe një vit që ai të drejtojë Ferrarin.

Më duket se deri dy muaj më parë nuk ishte në ëndrrat e tij të fëmijërisë që të garonte me një Ferrari, kishte ëndrra të tjera. Shpresoj që ta shijojë eksperiencën te Ferrari, sepse është speciale, nëse fiton. Aty duhet të fitosh. Ndoshta do t’i japë atë që i mungon për të fituar Botërorin. Prej disa vitesh kanë një makinë kompetitive".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë