Futboll

Allegri: Lojtarët bëjnë diferencën, s’fitohen ndeshjet me plan taktik

Turi parisien i Massimiliano Allegri për të promovuar librin e tij kalon edhe nga L’Equipe, një intervistë veçanërisht interesante sepse flet mbi idenë e futbollit që ka tekniku: “Është shumë e rëndësishme ti japësh një organizim skuadrës, por pastaj janë lojtarët që të bëjnë të fitosh ndeshjet. Nuk mund të imagjinosh të fitosh një ndeshje me një plan taktik”. Ish-trajneri i Juventus shpjegon: “Trajneri i mirë është ai që bën dëmin më të vogël”.

Fjalët e Allegri duket se nënvizojnë edhe njëherë ndryshimet me projektin e ri të Juventus me Sarri: “Nuk do të kisha shkruar kurrë për taktikë, një miliard trajnerë dinë më shumë se unë. Doja të shkruaja për historitw  njerëzore, ata bëjnë ndryshimin. Sot në takimet teknike ka më shumë anëtarë të stafit se lojtarë… Fusha është e rëndësishme, por jo vendimtare”.

Arsyeja është e lehtë të thuhet: “Gjatë javës përgatit një lloj ndeshje, nëntë herë nga dhjetë, ndodh e kundërta. Në fakt, të dielën një trajner bën një tjetër punë: menaxhon të papriturën. Duhet të dish të lexosh lojën, të gjesh zgjidhje për problemin para të tjerëve, pak rëndësi ka nëse luan me 3, 4 apo 5 në mbrojtje. Nuk besoj se një trajner me principe të pandryshueshme është budalla, di që duhet ti japësh një organizim skuadrës por pastaj t'i lëmë të lirë lojtarët të krijojnë e zbaviten”.

Në fund Allegri kundwrshton konceptin se zotërimi i topit është përcaktues për të fituar ndeshjet: “Nëse fiton 2-0 e lë topin për kundërshtarët çfarë problem ka? Kuptohet se ke vendosur të mos mbash topin. Nëse luan kundër një skuadre që mbrohet me 10 lojtarë është e qartë se do dominosh zotërimin e topit, por ti çfarë merite ke?. Barcellona e Gurdiolas është e papërsëritshme, kishte lojtarë si Xavi, Iniesta e Messi që, kur e ndanin mendjen, shënonin. Një futboll unik që nuk mund të përsëritet. Ne u përpoqëm të kopjonim diçka qw nuk ekzistonte! Dhe në fakt, tani që ai është në Manchester City e ka të tjerë lloj lojtarësh, Pep gjithashtu luan ndryshe. Sepse ai është inteligjent ".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë