Muzike

Alicia Keys dhe yjet e sportit, koncert kuqezi në Milano për bamirësi

Muzikë kundër koronavirusit në kanalet sociale të Milanit dhe “Dazn”, me pjesëmarrjen e Alicia Keys dhe shumë yjeve. Kur dëgjon “Empire State of Mind”, nuk ka si të mos emocionohesh, për më tepër në këtë situatë, me Milanon dhe Nju Jorkun të goditur fort nga virusi. Nju Jorku është prej shumë vitesh djepi i të gjitha lëvizjeve, për gjithçka që ndodh në botë. Dhe Milano është një Nju Jork i vogël, shumë më i vogël për dendësinë e popullsisë. Alicia Keys ka marrë pjesë në shumë koncerte bamirësie dhe interpretimi i saj i “Empire State of Mind” për viktimat e uraganit “Sandy” ka qenë vërtet emocionues.

Ajo do të jetë sot bashkë me shumë yje të muzikës ndërkombëtare në koncertin e organizuar nga “Roc Nation” bashkë me klubin e Milanit dhe “Gazzetta dello Sport” si partnerë. Qëllimi është gjithmonë i njëjti: të mblidhen fonde të luftuar Covid-19 dhe për të ndihmuar spitalet çdo ditë. Është një koncert në formë dixhitale, natyrisht, që mund të ndihet online nga ora 21:00, në platformën dixhitale të Milanit dhe te “Dazn”. Nuk është koncerti i parë i këtij tipi, vjen pas shout të fuqishëm të organizuar nga Ledi Gaga. “From Milan with Love” është menduar për t’u bërë homazh të gjithëve atyre që po luftojnë në vijën e parë të frontit, në Itali dhe kudo në botë. Fondet që do të mblidhen gjatë “From Milan with Love”, do të shkojnë për fonacionin e klubit kuqezi. Donacionet mund të bëhen me anë të faqes zyrtare të “From Milan with Love” dhe në faqen e Milanit në Facebook.

Edhe Kaka do marrë pjesë në koncertin e sotëm. Gazeta Si, 3 maj 2020

Eventi do të jetë online sot në mbrëmje dhe prezantues do të jenë Dj Khaled dhe Dileta Leota, prezantuese e “Dazn”. “Jam krenar për faktin se klubi dhe “Roc Nation” kanë krijuar këtë mundësi për t’u thënë faleminderit të gjithëve atyre që në Milano e kudo në botë po luftojnë me koronavirusin”, – ka thënë administratori i Milanit, Ivan Gazidis. “Kjo pandemi ka goditur gjithë botën. Forca, bashkimi dhe solidariteti i italianëve janë një frymëzim”, – shprehet Michael Yorkman, një drejtues i “Roc Nation”.

Të gjithë pjesëmarrësit, nga Mateo Boçeli te Lola Ponce, e mendojnë në të njëjtën mënyrë. Në këtë event do të marrin pjesë edhe personazhe jashtë muzikës, si Kakà, Tieri Henri, Danilo Galinari, Janik Siner, Karlo Kraco etj. Milano ka qenë në qendër të botës për disa javë, por mund të ndodhë edhe në vende të tjera. Ky është një mësim që edhe artistët amerikanë nuk e harrojnë. E tregon pjesëmarrja e shumë yjeve të muzikës.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë