Politike

Alibeaj, takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe: Diskutuam për zhvillimet në PD

Britania e Madhe e ka shpallur Sali Berishën person “non-grata”, duke shkëputur në këtë mënyrë bashkëpunimin politik me të.

Por të martën në mesditë, ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë,   Alaister King- Smith ka zhvilluar një takim me kryetarin e grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj, i cili prej kohësh ka ndërprerë kontaktet me Berishën .

“Gjatë bisedës trajtuam tema të rëndësishme si zhvillimet politike në vend, përfshirë edhe ato në Partinë Demokratike.

Lidhur me reformën Administrativo- Territoriale i kërkova Ambasadorit Britanik mbështetje dhe asistencë teknike për ti ofruar qytetarëve shqiptarë një ndarje territoriale të saktë dhe të dobishme për ta.

Gjithashtu ndava me ambasadorin Alaister King- Smith shqetësimin e qeverisë britanike për çështjen e amnistisë fiskale, të pasaportave “të arta” dhe sigurisht u ndalëm tek problematika e emigracionit të paligjshëm të shqiptarëve drejt Britanisë.

E sigurova bashkëbiseduesin për mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike për këto çështje duke qenë të angazhuar seriozisht për të kundërshtuar këto iniciativa të qeverisë me mundësitë e kufizuara institucionale që ka sot opozita shqiptare”, komentoi Alibeaj rreth takimit në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë