Politike

Alibeaj: S’votojmë draft që amniston të dënuarit nga GJKKO apo persona nën hetim nga SPAK

Sekretari i Përgjithshëm i PD zyrtare Enkelejd Alibeaj i shoqëruar nga juristi, Indrit Sefa, tha përmes një konference për mediat se PD nuk do të japë votat për aministinë penale nëse PS-ja nuk tërhiqet nga propozimi për përfitim  nga amnistia edhe të dënuarve nga GJKKO. Alibeaj ka përjashtuar edhe mundësinë që nga amnistia të përfitojnë ata që po hetohen nga SPAK në këtë rast Sali Berisha apo Fatmir Mediu.    

“Dy kushtet tona për amnistinë penale janë: E para mos të përfshihen në amnisti personat e dënuar apo personat që janë nën hetim nga SPAK dhe GJKKO. Dhe e dyta, të përfitojnë nga amnistia të gjithë qytetarët që kanë protestuar për kauzat e tyre.

Ne jemi të gatshëm të votojmë amnistinë e versionit fillestar që ka sjell qeveria. E kam pyetur publikisht ministrin Manja nëse e kishte diskutuar projekligjin fillestar me Institucionet e reja të drejtësisë, kam marrë një përgjigje pozitive. Pra projektligji kishte marrë dritën jeshile nga SPAK, GJKKO, KLGJ. Dhe e dyta, mos të futen amendamente tinëz në momentin e fundit që nuk janë në të mirën e interesit publik të kësaj amnistie.

Nuk kemi asnjë negociatë me qeverinë. Qëndrimet i kemi publike, votojmë propozimin fillestar të amnistisë dhe të merret parasysh propozimi ynë që nga amnistia të përfitojnë protestuesit. Për këto e japim votën. Nuk votojmë projektligj që amniston të dënuarit nga GJKKO apo persona që janë nën hatim nga SPAK’, tha Alibeaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë