Politike

Alibeaj: E vetmja zgjidhje për Berishën, të largohet i braktisur dhe të heshtë

Enkelejd Alibeaj reagoi ndaj Sali Berishës i cili e përjashtoi më herët atë dhe Lulzim Bashën nga çdo mundësi negocimi për bashkimin e partisë.

“Humbësi i zgjedhjeve të 14 majit ka vijuar dhe sot serinë e përsëritjes së justifikimeve bajate që nuk ja hanë më as kandidatët dhe as besnikët e tij.

I zhytur në mjerimin e mungesës së shpresës dhe alternativës, Sali Berisha vijon serinë e shpalljes së armiqve me shpifjet e zakonshme dhe banalitetin konstant, për të gjjthë ata që mendojnë ndryshe nga ai.

I dëshpëruar por i palodhur nga përpjekja për të përçarë PD, i rrënuar moralisht por i paepur në përpjekjen për të mbajtur peng një pjesë të demokratëve, me ligësinë e dikujt që koha dhe veprat ia kanë shkruar fundin e palavdishëm, ndaj Sali Berishës ka vetëm një zgjidhje: të largohet i braktisur dhe të heshtë duke marrë me vete edhe atë fije dinjiteti, nëse i ka mbetur”, reagoi Alibeaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë