Njerez

“Alergjia më ndihmoi për të ngritur biznesin tim”

Për Sabrina Tan ishte e vështirë që nga karriera e saj si eksperte teknologjie, të kalonte në industrinë e bukurisë dhe kryesisht të kujdesit të lëkurës. Për shefen ekzekutive të kompanisë më të madhe për kremrat “Skin Inc”, kjo ishte një sfidë shumë e madhe.
Vendi i ri i punës ishte tepër dinamik për Sabrinën, e cila ishte rritur në Singapor me tre vëllezër dhe kishte punuar gjatë gjithë kohës në firma ku shumica e punonjësve ishin burra.
“Nuk isha mësuar të punoja me femra dhe aq më pak, të punoja për kujdesin e fytyrës së femrave,” shprehet ajo.
Papritmas Sabrina e gjeti veten në një punë ku ishte e rrethuar nga vajza.
“Ishte një ndryshim i madh për mua të hyja në fushën e bukurisë,” thotë Sabrina.
Ajo e mori këtë hap një vit më parë, që starton me fillimet e Skin Inc, një markë tepër e njohur në mbarë botën, që mbledh çdo vit dhjetëra miliona dollarë të ardhura. Tashmë 45 vjeç, Sabrina krediton suksesin e saj duke përdorur një mentalitet shumë të njohur suksesi, atë të idhullit të saj, i ndjeri Steve Jobs.
“Dua të krijoj një “App” për kujdesin e lëkurës” thotë Sabrina

Pasi studioi biznes dhe ekonomi në universitetin e Singaporit, Sabrina gjatë viteve të shkollës, mësoi se lëkura e saj ishte shumë e ndjeshme. Ajo ishte alergjike ndaj substancave të ndryshme kimike, apo edhe luleve shumë ngjyrshme. Duke qenë se ishte shumë e shqetësuar për gjendjen e saj dhe mjekët nuk e kishin ndihmuar, ajo nisi të kërkojë një zgjidhje.
“Në fillim mendova se kjo ishte një çmenduri, por më pas kuptova se duhet të ndryshoja rutinën time ndaj kujdesit të lëkurës. Në moment që u binda për këtë gjë vendosa, të veproja dhe të kujdesesha për veten,” shtoi Sabrina.
Në vitin 2007, ajo u nis për një mision në Japoni, i cili i shërbeu për t’u njohur më shumë firma të ndryshme që krijonin kremra shumë të mira për kujdesin e lëkurës.
“Fillova të flisja me kimistë dhe shkencëtarë, vizitova farmaci dhe dyqane bukurie, isha e vendosur të ndryshoja gjendjen time. Lëkura ime alergjike më ndihmoi të krijoja këtë biznes,” thotë Sabrina
Përfundimisht, asaj i lindi i deja që të gjente një laborator, ku do të punonte për krijimin e produkteve të lëkurës që përshtateshin me nevojat individuale të njerëzve. Udhëtimi nëpër shumë vende të Japonisë ishte një nxitje për të nisur këtë biznes, i cili tashmë është shtrirë në të gjithë botën. Sabrina kujton gjithashtu se, për bashkëshortin e saj kjo ishte një ide interesante, por e pyeste vazhdimisht si do të gjente kohë dhe për punën, edhe për dy fëmijët e vegjël që kanë.

Megjithatë, ajo ishte e vendosur dhe me kursimet e saj nisi të financonte një laborator ku do të krijonte produktet e saj. Një vit më vonë ajo hapi dyqanin e parë në Singapor. Me një biznes dhe dy fëmijë të vegjoj, ajo tregon se shpesh herë flinte vetën katër orë gjatë natës.
“Shpesh herë pyesja vetën nëse po bëja gjënë e duhur,” shtoi Sabrina.
Vitet kalonin dhe dalëngadalë marka e saj filloi të rritej edhe më shumë. Kompania shet serume, kremra dhe produkte të cilat Sabrina i përkufizon si magjike. Ajo gjatë gjithë kohës, ishte e afër me klientët dhe kryente produktet sipas nevojave të tyre.
Por, suksesi i madh i saj ishte kur krijoi një marrëveshje me kompaninë e bukurisë “Sephora”. Gjiganti francez me rrjetin e saj të pudrave dhe produkteve të tjera për kozmetikën vizuale, i dhanë më shumë mundësi Sabrinës për t’u njohur në tregun botëror.

“Skin Inc tani është një nga markat më të shitura për kremrat aziatikë në Sephora,” shprehet ajo.
Marka e Sabrinës e cila i prodhon produktet e saj në Japoni është në kontakt me klientët nëpërmjet faqes së saj të internetit. Njerëz nga vende të ndryshme mund të porosisin produktet e tyre, ndërsa në qytete të ndryshme ka edhe dyqane fizike që kanë tërhequr klientë të shumtë. Shumë nga produktet e kompanisë së Sabrinës, janë për gratë dhe vajzat që kanë probleme me lëkurën e tyre.
“Ne këtu në Japoni themi se nuk ka gra të shëmtuara, por ka gra që nuk trajtojnë veten,” shprehet Sabrina.
Sharon Kwek, një analist bukurie në Mintel, një kompani për vlerësimet e tregut, shprehet se qasja e Skin Inc për kujdesin e lëkurës në mënyrë të personalizuar, ka qenë tepër joshëse që kur ka filluar biznesi.
Tashmë Sabrina i kalon ditët e saj në takime që prekin çdo aspekt të kompanisë së saj, që nga bisedat me furnizuesit deri tek zhvillimi në strategjinë e marketingut në rrjetet sociale, sigurisht kalon edhe kohë me familjen e saj dhe shpesh herë krijon festa të ndryshme me ekipin e saj. /BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë