Bota

Aleksei Navalni, si dështoi shkëmbimi i disidentit me oficerin rus të arrestuar në Gjermani

Gazeta Si - Maria Pevchikh, kreu i Fondacionit Kundër Korrupsionit të Aleksei Navalni, konfirmoi se kritiku i Kremlinit, i cili vdiq më 16 shkurt, do të lirohej si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve me SHBA-në dhe Gjermaninë.

Shkëmbimi, shtoi ajo, duhej të çonte gjithashtu në lirimin e dy shtetasve amerikanë të arrestuar në Rusi në këmbim të Vadim Krasikov, ish-kolonelit të shërbimeve ruse të sigurisë FSB, i arrestuar në Gjermani për vrasje.

Në një video, Pevchikh thotë se marrëveshja ishte në një fazë përfundimtare pas dy vitesh negociata dhe se propozimi përfundimtar i ishte dorëzuar presidentit rus Vladimir Putin nga Roman Abramovich.

Ai parashikonte lirimin, së bashku me Navalnin, të shtetasve amerikanë Evan Gershkovich dhe Paul Ëhelan, të ndaluar në Rusi me akuzën e spiunazhit.

Përsëri sipas Pevchikh, Putin megjithatë vendosi të vriste Navalnin, të cilin e konsideronte shumë të rrezikshëm dhe më pas mori lirimin e Krasikov me një tjetër të burgosur politik.

Ndihmësi i Navalnit akuzoi gjithashtu zyrtarët amerikanë dhe gjermanë se kishin vonuar shkëmbimin e mundshëm për shkak të pasivitetit të tyre.

Ndërkohë, ish-zëdhënësja e kundërshtarit të Putinit, Kira Yarmysh, thotë se ekipi Navalnit “po kërkon një dhomë për lamtumirën publike të Alekseit, në fund të kësaj jave pune”.

Udhëheqësi i projektit publik humanitar “Gulagu”, Vladimir Osechkin deklaroi javwn e shkuar se ai ka prova të torturës së Navalni para vdekjes së tij.

Sipas aktivistit të të drejtave të njeriut, stafi i burgut në Kharp ka abuzuar me politikanin më 15 dhe 16 shkurt, një ditë më parë dhe ditën e vdekjes së tij.

Osechkin deklaroi se Navalni ishte i lidhur, i kishin bllokuar duart dhe këmbët dhe ishte torturuar duke e lënë në temperatura ekstremisht të ftohta. “Unë ia kam transmetuar këtë informacion ekipit të Navalnit”, tha ai.

Vladimir Osechkin i bëri thirrje familjes së Navalni që të shtyjë funeralin dhe të kryejë një ekzaminim të pavarur jashtë Federatës Ruse.

Ai premtoi se do të ndihmojë në hetim, do të evakuojë të gjithë dëshmitarët e mundshëm dhe, nëse është e nevojshme, do të paguajë për dorëzimin e trupit dhe ekspertizën, si dhe do të financojë kthimin e trupit në vendin e varrimit.

Ai gjithashtu premtoi të publikojë një listë të plotë të të gjithë punonjësve të përfshirë në vrasjen e Navalni.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë