Ne rrjet

Aleati i Rusisë që kontrollon hapësirën ajrore të Kosovës

Hapësira ajrore e Kosovës do të vazhdojë të kontrollohet dhe shfrytëzohët nga aleatja më e madhe e Rusisë në Europë, Hungaria, pavarësisht akuzave për mashtrime.

Hapësira mbi 3048 metra lartësi do të mbetet nën kontrollin e një kompanie shtetërore hungareze për "një periudhë të pacaktuar", edhe pse marrëveshja aktuale pesëvjeçare e nënshkruar në vitin 2014 për ofrimin e shërbimeve të navigacionit skadon më 3 prill.

Marrëveshja e nënshkruar midis Hungarisë dhe forcës paqeruajtëse të udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë, KFOR-it, përcakton se mund do të zgjatet automatikisht për një periudhë të pacaktuar, nëse asnjëra nga të dyja palët nuk ka paraqitur një njoftim me shkrim së paku gjashtë muaj para përfundimit të periudhës fillestare .

"Asnjë nga palët nuk ka paraqitur një njoftim me shkrim”, tha të mërkurën një zyrtar i NATO-s. "Në këto kushte ekspertët po ndërmarrin hapat e domosdoshëm për vazhdimin e saj.

Aeroporti i Prishtinës

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror të Kosovës, ANSA, kontrollon vetëm hapësirën e ulët ajrore dhe 20 për qind të fluturimeve komerciale. 80 për qind e trafikut ajror në hapësirën e sipërme ajrore kontrollohet nga Hungaria.

Një kompani shtetërore hungareze, “HungaroControl”, ofron shërbimet e trafikut ajror për Kosovën. Të dhënat e kompanisë përcaktojnë se aktiviteti në hapësirën e sipërme ajrore të Kosovës është rritur ndjeshëm me 33.85 për qind, krahasuar me të dhënat e vitit 2017. “Vetëm gjatë majit të vitit 2018, në këtë hapsirë pati 11.649 fluturime”, thotë kompania.

“Hungaro Control” tha se trafiku ajror në hapësirën ajrore të Kosovës ishte rritur pothuajse dhjetë herë, gjatë dy viteve të fundit. Deri në fund të vitit 2018, kompania ofron transport të sigurt për më shumë se një milion avionë," tha kompania në janar.

Të ardhurat e fituara nga nisjet dhe ardhjet në aeroportin e Prishtinës duhet të shkojnë për ANSA-n, por autoritetet e Kosovës kanë akuzuar herë pas here kompaninë se nuk është transparente me shifrat.

Aeroporti i Prishtinës

"Vitin e kaluar kemi fituar 4 milionë euro, ndërsa hapësira e sipërme ajrore duhet të kishte gjeneruar rreth 6.7 deri 7.8 milionë euro" thotë drejtori i ANSA-s, Bahri Nuredini.

"Nëse Kosova do të kishte kontroll të plotë mbi hapësirën ajrore të sipërme, mund të fitonte miliona euro në vit. Kosova mund të krijojë "një minimum prej 100 vende të reja pune për qytetarët e saj, ndërsa nga aspekti financiar mund të fitojmë 8 milionë euro (shtesë) në vit," tha Nuredini.

Ai shtoi se tarifat e tanishme përcaktohen nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës, i cili "ka të drejtën të ulë ose të rrisë tarifat kur vlerëson zhvillimin e politikës kombëtare". Sipas ANSA, fluturimet dhe transporti ajror u rrit me 12 për qind nga viti i kaluar.

NATO ka kontrolluar hapësirën e sipërme ajrore të Kosovës, që pas përfundimit të konfliktit të përgjakshëm me Serbinë në vitin 1999, kur aleanca i dorëzoi detyrën Hungarisë. Për shkak të marrëdhënieve të vështira me Serbinë, në hapësirën ajrore të Kosovës ka vetëm dy korridore të hapura përmes Maqedonisë për fluturime komerciale.

"Fluturimet nga vendet perëndimore që vijnë në drejtim të Kosovës duhet të shmangin hapësirën ajrore të Serbisë dhe Malit të Zi" vuri në dukje Nuredini.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë