Politike

Aleatët mbështesin planin e emergjencës së Bashës

Aleatët e koalicionit të opozitës janë dakord me planin e emergjencës post tërmet të propozuar nga kreu i opozitës Lulëzim Basha.

Lideri i opozitës dhe aleatët e koalicionit janë takuar sot në mbrëmje (të martën) për të diskutuar rreth situatës së rëndë të krijuar pas tërmetit dhe pasojave të krijuara nga mungesa e masave të duhura sipas tyre nga qeveria.

Burime pranë takimit bëjnë të ditur për gazetën “Si” se aleatët e koalicionit opozitar të emergjencës rikonfirmuan mbështetjen për planin e opozitës të paraqitur nga zoti Basha, për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti.

Shtim në terren të numrit të inxhinjerëve vlerësues. Ekspertët dëshmojnë se rreth 500 të tillë janë të gatshëm të përfshihen si vullnetarë.

Vlerësim i shpejtë i dëmeve në çdo banesë. Ekspertët thonë se me zgjerimin e numrit të vlerësuesve, konstatimi i dëmeve mbyllet në më pak se 10 ditë.

Anullim i 150 milionë dollarë, të parashikuar në buxhet për koncesionet e 10 oligarkëve.

Inceneratorët, projektet rrugore me çmim të trefishuar apo koncesionet korruptive në shëndetësi, dhe kalimin e këtyre fondeve për të ndihmuar familjet e goditura.
Krerët e partive të koalicionit vlerësojnë se ky është një plan nëpërmjet të cilit fitohet kohë e çmuar dhe burime financiare në ndihmë të banorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë