Lajme

Aleanca për Teatrin padi në SPAK, kërkon hetime për shembjen e ndërtesës

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar e zhvendosi protestën këtë të premte pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit e Korrupsionit. Aktivistët dorëzuan në SPAK kallëzimin penal për shembjen e Teatrit Kombëtar.

“Ne kemi ndërtuar një sistem qytetar, kjo është një frymë. Ne nuk duam as të kemi një parti, as një kryesi, ne jemi një grup qytetarësh. Edhe pse teatri është shprehur fizikisht, ai nuk është shembur, pasi ka mbetur në zemrat e të gjithëve. Ne kërkojmë të mos na zhduket kultura, në interes të dy vetave që mbushin xhepat. Partitë politike duhet t’i thërrasin mendjes, se ata janë në shërbim të popullit”, u shpreh Budina.

Regjisori paralajmëroi se në vijim do të mësohet më shumë lidhur me protestën e paralajmëruar nga artistët. “Nuk kemi caktuar datë. Do jetë një manifestim gjithëpërfshirës, ku mund të bashkohet kush të dojë. Ne do të tregojmë që ne jemi dhe zëri i qytetarit duhet të dëgjohet”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë