Politike

Albin Kurti: Do t’i pranoj serbët në Qeveri, por jo Listën Srpska

Albin Kurti nuk do të formojë një qeveri me Listën Srpska. Edhe pse partia e mbështetur nga Beogradi ka fituar në 10 komunat me shumicë serbe, në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, kreu i Vetëvendosjes nuk pranon të bashkëqeverisë më të.

Në një intervistë në gjuhën serbe, Kurti e ka bërë të qartë nuk i do në Qeverinë e tij fituesit serbë. Në një intervistë për gazeten serbe “N1", kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se do të fillonte menjëherë bisedimet me partitë serbe, por tha se nuk do të negocione me fituesit kryesor në Veriun e Kosovës.

I pyetur nëse ai do të formojë një qeveri me Listën Serbe, Kurti është shprehue se kjë lëvizje nuk është një parti politike, por një “shtet”.
“Kushtetuta jonë thotë se duhet të jetë së paku një ministër nga komuniteti serb në qeverinë tonë, por nuk thotë se duhet të jetë nga Lista Serbe. Kështu që ne do t’i përqëndrojmë përparësitë tona në pakicat si komunitetet, jo si parti”, thotë Kurti.

Kryetarin i partisë më të votuar në zgjedhjes e së dielës në Kosovë ka folur edhe për dialogun me Serbinë, duke thënës se sapo të krijohet Qeveria do të shkojë në Bruksel për nisur bisedimet me Përfaqësuesin e ri të BE-së të caktuar për ndërmjetësim mes Kosovës e Serbisë.

“Nuk mund të lejojmë përsëri dështimin e dialogur, sepse do të na kushtonte shumë. Por ne do rishikojmë 33 marrëveshjet që kemi pasur nga viti 2011 deri në vitin 2017”, thotë Kurti.

Në një intervistë për austriaken Der Standard, të bërë një ditë para zgjedhjeve, Kurti deklaroi se do të heqë tarifat 100% ndaj mallrave serbe, duke hequr këshrtur pengesën kryesore për dialogun.

"Ne do t'i këmbejmë tarifat me parimin e reciprocitetit", tha Kurti, duke sqaruar se Serbia duhet të pranojë dokumentet e Kosovës dhe se çështja e personave të zhdukur gjatë luftës duhet të zgjidhet.

Po ashtu edhe aleatja e mundshme e Kurtit për formimin e qeverisë, LDK -ja, duket se ka qasjen më fleksibile ndaj tarifave duke sinjalizuar kështu që politika e jashtme ndaj Serbisë ka të ngjarë të ketë ndryshime.

"Lista Srpska" e mbështetur nga Beogradi fitoi të 10 vendet e rezervuara për popullatën serbe në Kuvendin e Kosovës. Ajo gjithashtu fitoi më shumë se 98% të votave të përgjithshme në katër komunat me shumicë serbe në Veri të Kosovës, edhe pse u përball me tre parti dhe koalicione sfiduese.

Gjatë gjithë procesit zgjedhor në Veri, janë raportuar presione ndaj votuesve, si dhe paaftësi të partive opozitare serbe për të bërë fushata lirshëm. Situata në zonë mbetet e paqëndrueshme.


Edhe pse "Srpska lista" mbështeti qeverinë e mëparshme të Ramush Haradinaj, këtë herë votat e saj nuk do të jenë të nevojshme për një shumicë në Kuvend. Sidoqoftë, Kushtetuta e Kosovës ende përcakton që së paku një ministër i qeverisë duhet të jetë anëtar i popullatës serbe, dhe ky person duhet të mbështetet nga "Lista Srpska".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë